ARKATANA

Gjilani dhe UNICEF nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e të drejtave të fëmijëve

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me drejtorin e UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, për realizimin e të drejtave të fëmijëve.

Lutfi Haziri, pasi e falënderoi UNICEF për bashkëpunimin, tha se Gjilani tashmë edhe qytet mik i fëmijëve.

“Gjilani tashmë është mik i fëmijëve në kuadër të programit që UNICEF e ka përzgjedhur për tri komuna të Kosovës. Po ashtu, kam përfaqësuar qytetarët e Gjilanit në Konferencën e Athinës, që në nivel regjional e ka organizuar UNICEF, si formë e re e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve”, tha Haziri.

“Të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta i kemi integruar në sistemin edukativ. Kemi gjetur dhe organizuar mbështetje në sistemin e arsimit, me mësues të veçantë. Po ashtu, po i mbështesim edhe organizatat që merren me të drejtat e fëmijëve dhe me organizimin e mësimit plotësues. Ndërsa, është shumë e rëndësishme që po e ndërtojmë lagjen e fëmijëve për qëndrim ditor aty, për të gjithë fëmijët që kanë nevojë”, shtoi Haziri.

Drejtori i UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, tha se po e fillojnë një bashkëpunim me Gjilanin me pretendimet që do të zgjasë për pesë vitet e ardhshme, për të shtyrë përpara agjendën e të drejtave të fëmijëve.

Uji Dea

“Ky do të jetë një shembull i bashkëpunimit, jo vetëm për Kosovë, por edhe më gjerë, në regjion. Ne duam që në komunën e Gjilanit çdo fëmijë të ketë një fillim të mirë në jetë, që nga shtatzënia e deri në ciklin parashkollor. Po ashtu, të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta që të kenë mundësinë e arsimit të mirëfilltë, sikurse edhe të gjithë të rinjtë e Gjilanit që të pajisen me shkathtësi, në mënyrë që të jenë qytetarë aktiv dhe produktiv të shoqërisë”, ka thënë Sahin, për të shtuar se Gjilani është shembulli më i mirë.

“Kam dëshirë që edhe kryetarët tjerë të komunave të vijnë dhe të mësojnë prej shembullit të Gjilanit se si të bëhet një komunë mike për fëmijë. Faleminderit kryetarit Haziri që i është bashkangjitur kësaj iniciative”, ka shtuar Sahin.

Më pas, kryetari Haziri dhe drejtori i UNICEF për Kosovë, kanë inauguruar në Shtëpinë e Rinisë qendrën inovative “Inovatiation Hub”, që u vlerësua si derë e të rinjve për t’i shprehur të gjitha idetë e tyre, në mënyrë që të bëhen realitet, në të mirë të komunitetit.

Kreu i Gjilanit, në këtë ngjarje, ka bërë të ditur lajmin do të financojë edhe katër projekte të tjera për të rinjtë në janar të vitit të ardhshëm, të cilat i janë nënshtruar konkurrencës.

Kurse, drejtori i UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, tha se është e mrekullueshme që të rinjtë ta kenë një objekt si Shtëpia e Rinisë, që t’i realizojnë ëndrrat e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.