UBT

Gjilani dhe Led-Com dhuron kompjuterë për fëmijët jetimë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemajli dhe komisionin për raste sociale, kanë bërë sot shpërndarjen e donacionit me kompjuterë që në këtë fazë janë përzgjedhur për t’i ndihmuar familjet me fëmijë jetimë.

Nënkryetari Ismajli ka thënë se ky është donacion që ka ardhur në adresë të Komunës së Gjilanit dhe ne destinimin ia kemi përcaktuar familjeve me fëmijë jetim.

Uji Dea

“Kompania “Led-Com” me pronarët Mehmet Sopa dhe Refik Ramadani kanë sjellur donacionin me kompjuterë për t’i ndihmuar fëmijëve që të ndjekin mësimin online, në këtë fazë të përballjes me pandeminë globale. Publikisht e falënderoj këtë kompani dhe të gjithë donatorët që në këto ditë të vështira janë me ne. Ky aksion do të vazhdojë dhe ata që kanë mundësi të ndihmojnë këtë mund ta bëjnë dhe donacioni është i garantuar se shkon të rastet më të vështira”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Përndryshe, njoftohen të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë se këtë mund ta bëjnë në çdo kohë duke dorëzuar donacionet e tyre tek Komisioni komunal, i cili merret me rastet sociale dhe familjet me gjendje të rëndë ekonomike në baza ditore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.