Gjilani dhe Iova nga SHBA thellojnë bashkëpunimin

Gjilan – Në emër të Kryetarit të Komunës, së bashku me drejtorët e drejtorive përkatëse, mirëpritëm sot delegacionin nga shteti i Iowa-s, SHBA, z. Steve Warnstadt, znj. Rachel Fails dhe z. Bruce Kelley, ka shkruar Leonora Morina Bunjaku.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë dhe partnerëve nga Iowa në fusha me rëndësi të veçantë për zhvillimin e qytetit: arsim, bujqësi, kulturë dhe siguri.
Ky partneritet ndër vite mbetet një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar në nivel lokal.
Falënderime të veçanta për këtë vizitë dhe për miqësinë e ndërtuar ndër vite me partnerët tanë nga Iowa. Me padurim presim të vazhdojmë këtë rrugëtim të përbashkët! /rajonipress/