Fundamenti

Gjilani apelon shfrytëzuesit e hapësirave publike që t’i përmbahen rregullores komunale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Gjilanit apelon të gjithë shfrytëzuesit e hapësirave publike që t’i përmbahen rregullores komunale për shfrytëzim.

Drejtori i Inspeksionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se nuk do të tolerohet asnjë tejkalim nga ana e bizneseve.

“Të gjithë ata që tejkalojnë shfrytëzimin e hapësirave publike me vendosje të invertarit, do t’i konfiskohet invertari dhe do të pasojnë gjobat mandatare si dhe do të ndëshkohen të gjithë ata që janë pajisur me leje të shfrytëzimit të hapësirave publike. Inspektorët e Drejtorisë janë vazhdimisht në terren për të inspektuar gjendjen. Shpresoj që nuk do të ketë nevojë të ndërmarrim hapa të gjobitjes dhe konfiskimit”, ka thënë Rushiti.

UBT

Po ashtu, Rushiti ka njoftuar se Inspektorati po punon 24 orë në inspektim të keqpërdoruesve eventual të ujit të pijshëm, pas urdhëresës së kryetarit Haziri mbi menaxhimin e thatësisë në Komunën e Gjilanit.

“Jemi shumë të kënaqur që urdhëresa e kryetarit po përfillet në mënyrën më të mirë nga qytetarët dhe deri tani nuk kemi pasur asnjë rast të keqpërdorimit të ujit”, ka përfunduar drejtori i Inspeksionit të Gjilanit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.