Uji Dea

Gjilani, 800 mijë euro për rrjet të ujësjellësit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të Komunës së Gjilanit, CDI-DORSCH-it (zyra e qeverisë zvicrane) dhe Kompanisë Regjionale të Ujit “Hidromorava”, për investimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Porodin”, fshatin Verbicë e Kmetocit, Bilinicë, Vrapqiq dhe pjesën e djathtë të rrugës nga kolegji “Fama” e deri te pompa “Ferizi Petrol”, për të përfunduar deri te tuneli, që kap një vlerë të investimeve mbi 800 mijë euro.

“Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, punimet pritet të fillojnë shumë shpejt. Pjesëmarrja është e ndarë në tri pjesë, ku CDI ka marrë përsipër furnizimin me gypa të kualitetit të lartë dhe ujëmatës, KRU “Hidromorava” ka marrë përsipër hartimin e projekteve dhe Komuna e Gjilanit pjesën tjetër që në total kap vlerën prej mbi 800 mijë euro. 467 mijë euro është bërë nënshkrimi i marrëveshjes, por kur kësaj i shtojmë edhe 350 mijë euro gypat dhe ujëmatësit, atëherë del shuma e cekur prej mbi 800 mijë euro dhe është zgjidhje e problemit me ujë të pijes për një kohë afatgjate”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Edhe Muhamet Suliqi, drejtor i KRU “Hidromorava”, ka thënë se kjo kompani, falë Komunës së Gjilanit dhe fondeve të qeverisë së Zvicrës – CDI, po mundësojnë zgjidhjen e problemit afatgjatë me ujë të pijes për banorët e lagjeve dhe fshatrave të ndryshme të Gjilanit.

Mobi Casa

Ndryshe, pas përfundimit të projektit, e gjitha kalon në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e KRU “Hidromorava”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.