UBT

Gjilanasi Altin Berisha emër që po i vjen futbollit kosovar e evropian

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Futbollit të Kosovës po i bashkohet edhe një talent i madh i futbollit e ky është Gjilanasi Altin Berisha i cili me hapa të madhej po bënë karterë në Luzern të Zvicrës.

Talenti i madh i futbollit Altin Berisha edhe pse i ri nga mosha i cili këto ditë mbush 16 vjet është njëri ndër futbollistët më me perspektiv në klubin Helvetik Luzern i cili i ka joshur shumë menaxher të futbollit për talentin e tij.

Berisha i cili me prejardhje është nga Gjilani ka kaluar të gjitha grup moshat në këtë klub duke dëshmuar sa ka një ardhmëri të ndritur të futbollistit.

Edhe pse i ri për nga mosha Berisha po lenë gjurmë në fushat e blerta të futbollit Zvicran ai në çdo paraqitje të tij po dëshmon se shumë shpejt ky djalosh do të jetë ardhmëri e futbollit Kosovar.

Këtë talent të futbollit e karakterizojnë shumë gjëra në fushë e njëra ndër to është shpejtësia të cilën e posedon, nuhatja për gol, driblingu si dhe pasimet e tij të sakta me bashkëlojtarët e tij.

Altin Berisha i cili paraqitet në U16 në klubin e Luzernit së fundi ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme në turneun e futbollit ‘Internacional’ i cili është mbajtur në Gjermani duke shënuar 5 gola duke mahnitur shumë njohës të mëdhenj të futbollit.

Në këtë turne kanë marrë pjesë shumë klube të mëdha Evropiane siç janë: Ëerder Bremen, Slavia Pragë, Freiburg e Kaiserslautern, Berisha në këtë turne të madh të futbollit ka hapur rrugëtimin e tij drejt karrierës së tij futbollistike.

Këtë talent të rrallë të futbollit shumë kush e konsideron si Cristiano Ronaldo i cili ka të njëjtat tiparet si futbollisti Portugez përpos që e ka idolë këtë futbollist ai edhe i përngjan shumë si për nga loja njëashtu edhe për nga lluku i tij.

FIDANISHTJA

“Jam duke ushtruar çdo ditë nga tri orë, kam planin tim të stërvitjeve të cilat i zbatoj me shumë kujdes, jam nën vëzhgimin e disa menaxherëve dhe shumë shpejt pritet të vendosi për të ardhmen time të futbollistit,” thotë futbollisti Gjilanas Altin Berisha.

Berisha edhe pse i ri për nga mosha me kulturën të cilën ka të lenë përshtypje të një njeriu të pjekur ai ka disa objektiva para karrierës së tij.

“Së pari objektivi im është që të luaj në Real Madrid, së dyti është t`ju ndihmoj njerëzve të varfër të cilët kanë nevojë e në veçanti t`i ndihmoj popullit tim Kosovar të cilët kanë vuajtur shumë, dhe të bëhem futbollisti më i mirë në botë,” shprehet me shumë siguri Berisha.

Berisha ka fjalë të mëdha për dy trajnerët e Luzernit me punën të cilën bëjnë trajnerin Zvicrran Rafael Keller, dhe ai Italian Michele Donofrio.

“Kam fatin e madhe që kam këta dy trajner, por në veçanti kisha me falënderua trajnerin Italian Michele Donofrio i cili vazhdimisht më këshillon dhe më përkrah në çdo moment,” bënë të ditur Berisha.

Talenti Berisha ka zbuluar edhe një befasi për të cilën kishte ëndërruar që kur kishte marrë hapat e parë të futbollit.
“Në pranverë do të kem një ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës për grup moshat U17, është një ëndërr e imja dhe familjes sime që t`i mbrojë ngjyrat e Republikës së Kosovës, megjithëse kam opsione edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës dhe asaj të Shqipërisë, por për momentin dua ta jap kontributin tim për shtetin e Kosovës,” shprehet i lumtur talenti Altin Berisha.

Altin Berisha ky talent i madh i futbollit që po troket në dyert e mëdha të futbollit ka edhe një porosi të veçantë.”Familja ime gjithçka është në jetë ata më përkrahin në çdo sekondë të jetës sime pa ndihmën e tyre nuk do të kisha arritur këtu e gjitha merita ju takon atyre por është edhe një njeri i cili me përkrah në çdo moment e ky është Salih Spahiu cili nuk dyshon në asnjë moment në veprimet e mia,” shprehet Berisha./sylejman ismajli/ rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.