Eko Higjiena

Gjiganti spanjoll nuk e harron Vedat Muriqin, zbulohet klauzola që ka sulmuesi kosovar te Mallorca

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vedat Muriqi vazdon të mbetet në listën e dëshirave të skuadrës së madhe spanjolle Sevilla.

Sulmuesi kosovar është një nga qendërsulmuesit më të vlerësuar në La Liga dhe Sevilla e ka atë në listën e dëshirave për afatin kalimtar dimërorë.

29-vjeçari këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në 11 ndeshje në La Liga, teksa pëlqehet shumë nga klubi andaluzian.

Sevilla synon transferimin e prizrenasit në janar, por problem po mbetet një klauzolë largimi që ka Muriqi nga Mallorca.

Uji Dea

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Muriqi ka një klauzolë largimi nga Mallorca prej 30 milionë eurove, shumë që po konsiderohet e lartë nga Sevilla që po kalon nëpër një krizë financiare.

Klubi andaluzian pritet ta shes Youssef En-Nesyrin dhe zëvendësuesi i marokenit shihet Vedat Muriqi.

Trajneri i Sevillës, Diego Alonso preferon një lojë me topa të gjatë dhe Muriqi është lojtari që shihet që do t’i zgjidh problemet në repartin ofensivë.

Reprezentuesi kosovar është lojtari kryesor në skuadrën e tij dhe duket shumë e vështirë që Mallorca ta lejoj largimin e tij. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.