GRANDEMALL

Gjermania dhe Italia mbështesin heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjermania dhe Italia kanë shprehur mbështetje për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ndonëse të dyja kanë shprehur qëndrimin se vendimi për këtë u takon vendeve të BE-së.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje për Telegrafin kanë deklaruar se vendet e BE-së duhet të binden se është krijuar klima për heqjen e këtyre masave.

“Siç ka thënë vazhdimisht ambasadori gjerman në Kosovë, Gjermania mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës. Vendimi tani u takon vendeve anëtare të BE-së. Megjithatë, të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të binden se është krijuar klima e nevojshme e favorshme për të arritur konsensusin e kërkuar”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane.

Edhe Ambasada e Italisë në një përgjigje për Telegrafin kanë deklaruar se Italia mbështet heqjen e masave, duke theksuar se kjo duhet të bëhet gradualisht në përputhje me konkluzionet e miratuara në dhjetor në Bruksel.

“Italia mbështet heqjen e masave të miratuara nga BE-ja për Kosovën, dhe në përputhje me konkluzionet e miratuara nga Këshilli në Bruksel në dhjetor, beson se kjo duhet të bëhet gradualisht”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës italiane.

Fundamenti

Ndryshe, shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të këtyre masave, siç edhe ka rekomanduar Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor.

Aktualisht ende nuk ka ndonjë vendim nga ana e Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano një ditë më parë i tha Telegrafit se po vazhdojnë diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave.

“Përfaqësuesi i Lartë rekomandoi heqjen e masave për Kosovën, siç theksoi ai në konferencën për shtyp më 24 qershor 2024. Diskutimet në Këshill vazhdojnë”, ka deklaruar Stano.

Ndër masat e BE-së janë suspendimi i përkohësisht i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kosova, po ashtu, nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.