GRANDEMALL

Gjermania dhe Britania bllokojnë Serbinë drejt BE-së, shkaku i Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dy shtete anëtare të BE-së, Gjermania dhe Britania e Madhe po e bllokojnë Serbinë drejt hapjes së kapitujve, ndërsa kushti i vetëm është marrëveshja për telekomunikacionin me Kosovën.

Kështu ka mësuar e përditshmja serbe “Blic”, e cila shkruan se Serbia ende nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet për avancim të ri drejt BE-së.

Edhe pse është spekuluar se avancimin drejt eurointegrimeve e kanë bllokuar një e treta e shteteve anëtare të BE-së, një burim diplomatik i kësaj gazete ka thënë se hapjen e kapitujve 5, 25 dhe 26 e kundërshtojnë momentalisht vetëm Gjermania dhe Britania e Madhe.

ARKATANA

“Gjermanët dëshirojnë të shohin përparim në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa Britania e Madhe nuk ka qëndrim të qartë. Londra zyrtare momentalisht është e preokupuar me problemet në vendin e vet”, ka thënë burimi, shkruan Blic.

Burimi i gazetës ka thënë se në mënyrë që Gjermania të jap dritën jeshile që Serbia të hap kapitujt, kjo e fundit duhet të arrijë marrëveshje për telekomunikacionin me Kosovën, e cila, siç shkruan ‘Blic’, nuk do të jetë aspak e lehtë duke i pasur parasysh kushtet në të cilat momentalisht zhvillohet dialogu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.