Mobi Casa

Gjermani: Nëse e regjistroni fëmijën në shkollë, do të fitoni 500 €

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prindërit të cilët i regjistrojnë fëmijët e tyre në një shkollë në Gjermani do të marrin nga 500 euro, ngase shkolla në fjalë po “lufton” që të mos mbyllet për shkak të numrit të vogël të nxënësve.

Paratë janë menduar për fëmijët prej moshës 10-11 vjeç, të cilët do të regjistrohen në këtë shkollë të qytetit Speicher.

Shkolla deri në fund të shkurtit duhet të ketë regjistruar të paktën 51 nxënës në klasën e pestë.

Uji Dea

“Nuk shoh se çfarë është e pamoralshme në këtë nismë”, tha drejtori i shkollës, Jürgen Weber, pavarësisht kritikave që ka me “bollëk” në këtë qytet gjerman.

Ai shtoi se kjo ishte porosi e nxënësve dhe e prindërve për të siguruar mbështetje për blerjen e materialit shkollor.

Kryebashkiaku i Speicher, Rudolf Becker, konfirmoi se kjo premi është “krem mbi tortë” dhe nëse shkolla regjistron 100 fëmijë, të gjithë do të paguhen nga 500 €.(albinfo)