UBT

Gjermanët s’i shesin më armë Kosovës?

/ 1 minutë lexim

Kompania gjermane për tregti të armëve “Heckler&Koch”, me bazë në Gjermani dhe ShBA, i ka dhënë fund biznesit të saj me Kosovën. Kompania që për disa vjet i shiste armë të llojeve të ndryshme Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, nga fundi i vitit të kaluar, ka vendosur të mos sjellë më armë në Kosovë.

Ata preferojnë të humbin këta klientë në shkëmbim të shmangies dhe ikjes së telasheve të ndryshme. Këto telashe që dyshohet se nisin nga joserioziteti dhe përfundojnë te dyshimet për përfshirje në dallavere e shkelje të ndryshme ligjore, kanë bërë që kompania e njohur gjermane të mos dëshirojë të shesë prodhimet e veta në Kosovë.

Hidromorava

Burime të Tribunës nga FSK-ja tregojnë se me këtë situatë janë të shqetësuar edhe disa nga zyrtarët e FSK-së, ndonëse e konsiderojnë fat rishqyrtimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2013.

Në projektbuxhetin e këtij viti ishte parashikuar që FSK-ja të blejë në vlerë 2 milion euro, pushkë të standardizuara dhe 350 mijë euro municion.(Tribuna).