RCCOLA

Gjendja e arsimit në Kosovë dhe SBASHK-u

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Nga Shefik Sadiku – Kërkesa e SBASHK-ut për t’i paguar mësimdhënësit me nga 100 euro shtesë për tre muajt e fundit: tetor,nëntor, dhjetor 2020 për shkak të gjendjes epidemiologjike COVID 19, pritet të shkaktojë përplasje të panevojshme në mes institucioneve përgjegjëse, SBASHKU-T, shoqërisë civile, këshillit të prindërve etj.

Duke ruajtur paanshmërinë në këtë drejtim,sepse anshmëria apo paanshmëria ime nuk qon peshë as një fije kashte, dua të përmend arsyetimet dhe kundërshtimet e palëve në një”duel”të mundshëm.

SBASHK-u dje tha se do të shqyrtohet mundësia e grevës në gjysmëvjetorin e dytë nëse Qeveria nuk përmbush kërkesat e SBASHK-ut. Nëse ndodh greva të gjitha asociacionet tjera të shoqërisë, përjashtuar SBASHKU-n do të përplasen rreth këtyre temave dhe nëntemave :

SBASHK-u: Qeveria duhet t’i kompensojë mësimdhënësit sikurse kategoritë tjera kodër Pandemisë Covid 19.

KUNDËRSHTARËT: Sektori i arsimit gjegjësisht mësimdhënësit nuk janë aq keq me paga sa janë disa sektorë të sistemit publikë, veçanërisht punëtorët e sektorit privat. SBASHK-u : Qeveria duhet ta ketë parasysh rrezikshmërinë e madhe potenciale të infektimit të mësimdhënësve përballë numrit të madh të nxënësve.

Fundamenti

KUNDËRSHTARËT : Shikuar realisht mësimdhënësit nuk ballafaqohen më shumë se punonjësit e sektorit shëndetësor dhe policët në luftë kundër virusit nga një anë dhe në anën tjetër duke pasur parasysh kohën fizike të shkurtët të qëndrimit të mësimdhënësve në shkolla,mundësia e infektimit nuk është e barabartë.

SBASHK-u: Qeveria duhet ta dijë se mësimdhënësit ,në rastet kur nuk është mbajtur mësimi fizik për shkak të virusit, mësimin e kanë mbajtur online.

KUNDËRSHTARËT: Mësimi online as përafërsisht nuk e ka efektin e mësimit fizik si dhe duhet pasur parasysh se koha e angazhimit fizik të mësimdhënësve është e shkurtër edhe në kushte pa epidemi.

SBASHK-u: Qeveria dhe qytetarët duhet ta dinë dhe ta çmojnë kontributin e mësimdhënësve jo vetëm tani, por edhe ne kushte e rrethana më të vështira që ka kaluar vendi.

KUNDËRSHTARËT : Po i dimë angazhimet e mësimdhënësve dhe i çmojmë dhe i kemi çmuar ,por tani jemi 20 vite pas asaj kohe dhe në rrethana tjera,kur nga mësimdhënësi duhet pritur angazhim maksimal dhe rezultate te mira. A janë të vetëdijshëm mësimdhënësit tanë se kudo në botën e qytetëruar puna dhe të arriturat e mësimdhënësit matem më përpikëri ekzakte dhe varësisht nga suksesi vlerësohen dhe ndëshkohen. Në Kosovë ende nuk ka dhënë përgjegjësi askush për punën që s’e ka kryer mirë,apo shume pak ka pasur shpërblime për mësimdhënësit e merituar. Edhe ai shpërblim nëse është dhenë nuk është përcjellë edhe me vlere materiale. Edhe shumë e shumë arsyetime do japin sindikatat e mësimdhënëse dhe po aq kundër argumente do të ofrojnë kundërshtarët e një greve potenciale. Derisa shtizat thyhen për grevë apo kundër grevës, cilësia e arsimit mbetet ëndërr vështire e arritshme./rajonipress/