Gjatë në mjerim

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Radhitja e Kosovës në një prej nëntë vendeve më të varfra në botë duket se do na shoqërojë edhe për disa vjet me radhë. Sipas ekonomistëve kosovarë, me rritjen aktuale ekonomike që kemi prej 3.2 për qind, së paku edhe për 20 vjet do të krahasohemi me shumë vende afrikane.

Papunësia e lartë, inflacioni, moszhvillimi i industrisë, varfëria e më shumë se gjysmës së popullsisë dhe shumë gjëra tjera të zeza do ta përcjellin Kosovën edhe për një kohë të gjatë. Të paktën, me këtë trend aktual të rritjes ekonomike, edhe për 20 vjet me radhë do të krahasohemi me shumë vende afrikane. Këto konstatime i sjellin ekonomistët kosovarë dhe ata të cilët po vëzhgojnë këtë gjendje të rëndë ekonomike të shtetit kosovar shkruan express.

Para dy ditësh ueb faqja amerikane për biznes dhe teknologji Busines Insider ka analizuar 197 vende dhe territore – nga Afganistani në Zimbabve – për të hartuar Indeksin e Mjerimit për vitin 2013. Dhe Kosovën e ka radhitur bukur lart në këtë listë – në vendin e nëntë. Si arsye pse e ka renditur këtu janë indeksi varfërisë 53.6, me inflacion 8.3 për qind dhe papunësia 45.3 për qind. Në raport thuhet që papunësia e shfrenuar në Kosovë mbetet problem i madh. Gjithashtu thuhet se mesatarja vjetore e të ardhurave për kokë banori është 7.400 dollarë. Remitencat nga vendet e tjera evropiane, kryesisht nga Zvicra, Gjermania dhe vendet skandinave, llogariten në 18 për qind të PBB’së

Avdullah Hoti, shefi i grupit të ekspertëve të ekonomisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pajtohet plotësisht me dokumentin e para dy ditëve që u publikua në media. Ai thotë se këto janë fakte dhe jo vlerësime.

“Këto janë disa fakte që e kanë nxjerrë një gjendje reale për vendin tonë dhe lirisht me këto kushte mund të krahasohemi me çdo vend të prapambetur”, tha Hoti.

Ai shtoi se, duke marrë parasysh se gati gjysma e popullit jeton në varfëri, papunësia ekstremist e lartë, importi i madh dhe shumë gjëra të rënda tjera ekonomike.

“Varfëria, papunësia, zhvillimi i ulët ekonomik dhe shumë gjëra tjera negative e kapin gjendjen e rëndë të Afrikës”.

Me këtë normë të rritjes ekonomike prej 3.2 për qind, sipas Hotit, Kosova edhe për 20 vjet nuk do të arrijë as nivelin ekonomik të vendeve të Ballkanit.

“Vetëm shikojeni se ne importojmë edhe produktet më bazike, me të cilat ushqehemi dhe jetojmë”, tha eksperti i LDK’së.

Edhe shumë ekonomistë tjerë kosovarë kanë vlerësuar se vendi ynë ka nevojë për një rritje shumë më të lartë se tre apo katër për qind.

Profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku, gjithashtu tha se pajtohet me renditjen që i është bërë shteti të Kosovës me vendet afrikane.

Ai tha se Kosova ka një vend shumë të pavolitshëm për bërje biznesi dhe përparimi që është bërë në këtë çështje është jashtëzakonisht i vogël.

“Kosova duhet të matet me vendet fqinje dhe duhet të konkurrojë me to e jo me vendet afrikane”, tha Sadiku.

Tregoi se edhe është e vërtetë që Kosova ka katër fish inflacionin më të lartë sesa Europa,që e ka rreth 2 për qind.

Indikatorët e varfërisë, shtoi ai, tregojnë se janë mbi 30 për qind. Rreth 20 për qind varfëria ekstreme. Gati gjysma e popullit e papunë. Dhe të gjitha këto, për profesorin e ekonomisë, janë elemente të mjaftueshme që të krahasohemi me vendet e prapambetura të Afrikës.

“Në mundemi lirisht të krahasohemi me vendet afrikane. Kosova me vendet evropiane nuk mundet të krahasohet tash për tash e as të bëhet pjesë e tyre”, garantoi Muhamet Sadiku. Sipas tij, pos vendeve të Europës, larg nesh për mirë janë edhe shteti i Malit të Zi, shteti i Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Shqipërisë.

Sipas ekonomistëve kosovarë dhe atyre të huaj, Kosova edhe për një kohë të gjatë me trendët aktualë të zhvillimit që ka do të jetë dhe krahasohet me vendet më të varfra dhe prapambetura në botë. Dhe do të zë vend të lartë në indekset e mjerimit. Indeksi i mjerimit është një matës i vrazhdë ekonomik i krijuar nga Artur Orkumi dhe mbledh papunësinë e një shteti me shkallët e inflacionit për të vlerësuar kushtet në terren.

25 vendet e varfëra

25. MALI

24. MAURITANIA

23. IRANI

22. MALDIVET

Mobi Casa

21. RRIPI I GAZËS

20. BOSNJË DHE HERCEGOVINA

19. JEMENI

18. HAITI

17. SVAZILANDI

16. AFGANISTANI

15. ISHUJT MARSHALL

14. SENEGALI

13. KENIA

12. LESOTO

11. SUDANI

10. SIRIA

9. KOSOVA

8. NEPALI

7. NAMIBIA

6. XHIBUTI

5. TURKMENISTANI

4. BJELLORUSIA

3. BURKINA FASO

2. LIBERIA

1. ZIMBABVE