Hidromorava

Gjashtë vjet bisedime pa rezultate

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Janë bërë më shumë se 6 vjet prejse ka nisur bisedimet mes palës serbe dhe asaj shqiptare. Shumë prej marrëveshjeve nuk kanë gjetur ende zbatim, ani pse në Bruskel janë nënshkruar 38 të tilla.

Përfaqësues të opozitës po vlerësojnë se nuk mund të vazhdohet me një fazë të re të dialogut pa rishikimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash

Mobi Casa

I nisur në mars të vitit 2011, dialogu mes Kosovës e Serbisë ende nuk ka përfunduar. Përkundrazi, negociatat për normalizim të raporteve mes këtyre dy shteteve tashmë pritet t’i nënshtrohen të ashtuquajturës “faza përmbyllëse” e këtij procesi. Ndonëse janë bërë më shumë se 6 vjet prejse ka nisur ky dialog, shumë prej marrëveshjeve nuk kanë gjetur ende zbatim, ani pse në Bruskel janë nënshkruar 38 të tilla. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se procesi në fjalë nuk ka pasur thuajse fare transparencë.

Ata me këtë rast kanë konsideruar se tash e tutje duhet nxjerrë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të përcaktohet afati kohor se deri kur duhet të vazhdojë ky proces. Nga ana tjetër, përderisa përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” vlerësojnë se nuk mund të vazhdohet me një fazë të re të dialogut pa rishikimin e marrëveshjeve të arritura deri më sot, përfaqësuesit e tjerë të opozitës thonë se deri te një fazë e tillë nuk mund të kalohet pa një konsensus të brendshëm politik./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.