United Hospital

Gjashtë shtetas të huaj zbulohen në një kamion në Gjilan, nisin hetimet për kontrabandë me migrantë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Një rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë është regjistruar në Gjilan, pasi policia zbuloi gjashtë shtetas të huaj të fshehur në një kamion gjatë shkarkimit të mallrave.

Sipas Policisë së Kosovës, informacioni është pranuar rreth orës 11:05, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se në rimorkion e kamionit ndodheshin gjashtë meshkuj, shtetas të huaj.

Uji Dea

Ata, së bashku me drejtuesin e kamionit, janë shoqëruar në stacionin policor në prani të prokurorit. Pas intervistimit, shtetasve të huaj u janë lëshuar vërtetimet për akomodim sipas procedurave në fuqi dhe janë liruar, ndërsa edhe drejtuesi i kamionit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si kontrabandë me migrantë dhe mbetet në fazën e hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.