Mobi Casa

Gjashtë muaj burg për Sllobodan Kostiqin i akuzuar për tentim vrasje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Sllobodan Kostiq është akuzuar se më 23 tetor 2012 në fshatin Ropotovë të Ranillugut me dashje eventuale dhe nën ndikimin e alkoolit ka tentuar t`i privojë nga jeta të dëmtuarit Aleksandër Ceniq, Vlladan Aleksiq e Millosh Dimiq.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan ka përfunduar procesi gjyqësor ndaj Sllobodan Kostiqit i akuzuar për tentim vrasje.

Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku e dënoj dhe shpalli fajtor me gjashtë muaj burgim Sllobodan Kostiqin nga fshati Tomancë e Ranillugut i njohur me nofkën “Endacaku” sepse më 23 tetor 2012 në fshatin Ropotovë të Ranillugut me dashje eventuale dhe nën ndikimin e alkoolit ka tentuar t`i privojë nga jeta të dëmtuarit Aleksandër Ceniq, Vlladan Aleksiq e Millosh Dimiq.

RCCOLA

Kostiq akuzohej për veprën penale “vrasje në tentativë”, ndërsa pos shtënies me armë ka tentuar disa herë t`i godas edhe me veturë të dëmtuarit. I pandehuri Kostiq në hetuesi nuk e ka pranuar veprën dhe ka thënë se nuk i kujtohet nëse e ka goditur dikëndë me veturë.

Palët e dëmtuara Aleksandër Ceniq, Vlladan Aleksiq e Millosh Dimiq kanë thënë se Kostiq tentoj t`i vras me veturë dhe se i njëjti i ka provokuar në kafiterin “Ballkan Cafe”./rajonipress/