ZN

Gjashtë aktakuza të ngritura për vjedhje të shërbimeve dhe vjedhje pylli

/ 1 minutë lexim
ZN

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

ZN

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” dhe “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”./rajonipress/