FIDANISHTJA

GIZ: Nazmi Musa, drejtori më i suksesshëm i arsimit në Republikën e Kosovës‏

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Organizata e qeverisë gjermane GIZ ka shpërblyer sot me mirënjohje drejtorin e Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, duke e vlerësuar si drejtorin më të suksesshëm në Republikën e Kosovës.

Kjo mirënjohje iu dha drejtori Musa me rastin e ndarjes së 23 shpërblimeve për planet më të mira zhvillimore të shkollave të Gjilanit.

Me këtë rast, përfaqësuesja e organizatës GIZ, Dagmar Fuchs, ka thënë se angazhimi dhe puna që ka bërë GIZ me Komunën e Gjilanit, e në veçanti me fushën e arsimit është kohë e vëçantë punës për të, por edhe përvojë e mirë e vet organizatës, sepse sipas vlerësimit të GIZ, bashkëpunimi u bë me drejtorin që është më i suksesshmi në Kosovë.

Eco Higjiena

“Gjilani është një Komunë shumë e fortë e Republikës së Kosovës. Falë menagjmentit shumë të mire, kjo përherë e më shumë del në pah. Një përkushtim i tillë vërehet edhe në sektorin e arsimit. Mund të them se drejtori Nazmi Musa, është shembull nga të gjithë drejtorët e arsimit në Kosovë, që është i përkushtuar për arritje të cilësisë në arsim dhe është punë e madhe e angazhimit që ai bënë në këtë fushë për këtë periudhë kohore. Janë bërë ndryshime të mëdha në menagjim dhe cilësi në këtë Drejtori dhe në përgjithësi në shkollat e Gjilanit”, ka thënë Fuchs, duke inkurajuar që të vazhdohet edhe më tutje me këtë dinamikë, sepse sipas saj Musa është i ri në zemër dhe me energji të madhe në udhëheqje dhe profesion.

Ndërsa, Nazmi Musa, ka potencuar se ishte një kënaqësi e madhe që të jetë i angazhuar në bashkëpunimin me organizatën GIZ, duke potencuar se koha e bashkëpunimit ishte kohë e përfitimit të përvojave të mëdha lidhur me arsimin, falë edhe mbështetjes së madhe që i është dhënë sipas tij, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për sektorin e arsimit dhe ngritjes së cilësisë në arsimin e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.