Eko Higjiena

“Gazetta Dello Sport” publikon lajm special për Kombëtaren Shqiptare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gazeta prestigjioze sportive në Itali, “La Gazzetta della Sport” ka publikuar së fundmi një shkrim tepër interesant me disa nga statistikat më interesante të kombëtareve të futbollit, duke përfshirë në listë edhe futbollistët kuqezinj.

Sipas të përditshmes, në rreth 70 për qind të kombëtareve, futbollistët luajnë jashtë kampionatit të tyre. Anglia mban rekord në këtë kategori. Asnjë nga lojtarët e saj nuk luan jashtë Premier Ligës. Ndërsa Italia renditet e katërta. Nuk bëjnë pjesë në këtë listë lojtarët e Bosnjës, Irlandës së Veriut dhe Senegalit, të cilët luajnë pothuajse të gjithë jashtë vendit të tyre.

Ndërsa sa i përket vendit ku kanë lindur lojtarët, gazeta italiane e ka renditur Shqipërinë në një kategori të veçantë bashkë me Algjerinë. Të dy këto vende kanë të dhëna të veçanta për sa i përket lojtarëve të lindur jashtë. Shqipëria arrin shifrat e 43.3 për qind, ndërsa Algjeria renditet në shifrat e 40 %.

FIDANISHTJA

Prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport” shkruan se nga 30 lojtarë të Kombëtares shqiptare të futbollit, 17 janë lindur jashtë Shqipërisë (7 në Zvicër, 7 në Kosovë, 1 në Norvegji, Gjermani dhe Maqedoni). Por gjithashtu thekson se janë gjithsej 14 nacionale që kanë pothuajse 5 lojtarë në formacionet e tyre që kanë lindur jashtë shtetit amë.

Kombëtarja italiane shënohet bashkë me atë Çeke si dy përfaqësueset që nuk kanë një lojtar poshtë moshës 22-vjeçare në formacion./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.