Fundamenti

Gazetari Valon Syla dërgohet në mbajtje, dyshohet për dhunë në familje – reagime nga shoqëria civile

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se Valon Syla është ndaluar për 48 orë.

“Po”, është përgjigjur shkurt kryeprokurori Gashi kur është pyetur nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me ndalimin e Sylës.

Syla dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor.

Derisa Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka deklaruar se më “28.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij më 27.06.2025 ora 23:00. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi lajmi u bë publik dhe nxiti reagime, ka shkruar në rrjete sociale se “dhuna në familje nuk ka justifikim dhe askush nuk është mbi ligjin”.

“Dhuna në familje është akt i papranueshëm që nuk përbën vetëm një shkelje të rëndë ligjore, por edhe një goditje morale ndaj përpjekjeve të përbashkëta për të ndërtuar një shoqëri të sigurt dhe të drejtë për të gjithë. Dhuna në familje nuk është çështje private, është krim, dhe kur ushtrohet nga persona publik, përgjegjësia është edhe më e rëndë. Asnjë pozicion publik, zë mediatik apo influencë nuk mund të shërbejë si mburojë ndaj ligjit dhe llogaridhënies”, ka shkruar ajo.

FITORJA

Haxhiu u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me paanshmëri dhe në përputhje të plotë me ligjin, teksa ka kërkuar nga mediat të mos heshtin përballë dhunës.

Për rastin ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK).

“Gazetari dhe analisti i njohur, Valon Syla, dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj të dashurës së tij, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Kështu raportojnë mediat vendore, të cilat sot kanë bërë të ditur lajmin për këtë rast”, thuhet në komunikatën e Rrjetit të Grave të Kosovës (RRGK).

RrGK thotë se qëndron në mbështetje të viktimës së dhunës në familje në këtë rast, ndërsa e dënon ashpër ushtrimin e dhunës nga i dyshuari.

“Si pjesë e një shtylle tejet të rëndësishme të shoqërisë, gazetarët duhet të jenë shembull në respektimin dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. “Presim që institucionet tona ta adresojnë këtë rast në përputhje me ligjin dhe që viktima të marrë trajtimin dhe mbështetjen e duhur gjatë gjithë procesit të trajtimit të rastit. Rrjeti vazhdon të mbetet i hapur për bashkëpunim dhe ndihmë për viktimat e dhunës me bazë gjinore, përmes ofrimit të këshillimit juridik falas dhe referimit te institucionet përkatëse. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për raste të dhunës me bazë gjinore, apo nëse njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800”, thuhet në komunikatën e Rrjetit të Grave të Kosovës (RRGK).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.