GRANDEMALL

Gazetarët lirohen nga detyrimi për të dëshmuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Gazetarët dhe botuesit mbesin në kategorinë e dëshmitarëve të liruar nga detyrimi për të dëshmuar. Kështu është përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, i cili është miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Kryesuesi i grupit, që ka punuar në amendamentimin e këtij Kodi, Behar Selimi, ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se, pos gazetarëve dhe botuesve, të liruar nga detyrimi për të dhënë dëshmi janë edhe bashkëpunëtorët e gazetarëve. Sipas tij, neni që i specifikon kategoritë e liruara nga dhënia e dëshmisë, në pikën e fundit, shprehimisht thotë se nga detyra e dëshmimit janë të liruar “gazetarët apo botuesi, i cili punon në media, apo një ose më shumë nga bashkëpunëtorët e tij në pajtim me ligjin e zbatueshëm”.

Edhe para amendamentimit të KPP-së, gazetarët kanë qenë në këtë kategori, veçse atëherë lirimi nga detyrimi për të dëshmuar ishte paraparë të bëhej në harmoni me nenin 37 të Kodit Penal. Mirëpo, pasi ky nen qe hequr nga Kodi Penal, me vlerësimin se e cenonte lirinë e shprehjes në Kosovë, pati mbetur e hapur dilema nëse nga Kodi i procedurës penale do të hiqeshin të gjitha nenet që i referoheshin atij, apo të njëjtat do të riformuloheshin. Komisioni për legjislacion, megjithatë ka vendosur për këtë të dytën, riformulimin.

Mobi Casa

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, Arben Ahmeti, ka përshëndetur veprimin e Kuvendit të Kosovës, kundrejt gazetarëve.

“Pas heqjes së neneve 37 dhe 38 ka qenë shumë e rëndësishme që për gazetarët të mbetet ende në fuqi dispozita që ata të jenë të liruar nga dëshmimi”, ka thënë ai.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.