GRANDEMALL

Gatishmëria e Limajt që të flasë me Kurtin për bërjen e Qeverisë, Gjini: S’është fare qëndrim i AAK-së një koalicion me LVV

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një prej figurave më të rëndësishme të AAK-së, Ardian Gjini, ka folur shkurt për Gazetën Express, pasi partneri i koalicionit, Fatmir Limaj, s’ka përjashtuar mundësinë e bisedimit për bashkëpunim edhe me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Besnik Velija

Gjini ka thënë se AAK nuk e konsideron çfarëdo koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se ajo që ka deklaruar Fatmir Limaj s’është fare pozicion i AAK-së.

“Nuk është fare qëndrim i Aleancës çfarëdo koalicioni me LVV”, ka deklaruar Gjini për Gazetën Express.

Uji Dea

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj në një intervistë në RTV Dukagjini ka refuzuar të vendosë “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie për ndërtimin e qeverisë së re, duke deklaruar se është i hapur për diskutime kur është fjala për çështje nacionale.

“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tim që i shërben vendit. Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit, nëse kërkon ndihmën time në shërbimin të vendit. Gjithmonë (edhe nëse është Albin Kurti). Për këto tema nacionale, që jam duke folur, gjithë. Gjithë kam qenë”, ka thënë Limaj.

Limaj gjithashtu ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.