KKVITI

Gashi: Të enjten vendoset drejtimi i LDK-së, bashkë me të edhe drejtimi që mund t’i ofrojmë Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se “për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet ta definojmë qartë LDK-në”.

Pasi kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku e thirri për të enjten mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë ku pritet të vendoset nëse ai të vazhdojë të qëndrojë në krye të LDK-së apo do të shkarkohet, Gashi shkroi se kjo mbledhje “nuk është thjesht statutare”.

“Të enjten, në ora 18:00, Kuvendi i LDK-së nuk është thjesht një mbledhje statutare. Është momenti kur vendoset drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bashkë me të edhe drejtimi që mund t’i ofrojmë Kosovës në vitet që vijnë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Uji Dea

“Ky është çasti kur duhet të mbizotërojnë arsyeja mbi emocionin, ideali mbi interesin e ngushtë dhe vizioni mbi kalkulimet afatshkurtra. Këtu vendosen themelet e LDK-së së së ardhmes: një LDK me identitet të qartë, me lidership të fortë, me vlera të palëkundura dhe me guxim për të udhëhequr”, shtoi ai.

Vendimet që merren të enjten, Gashi tha se “nuk janë vetëm për sot”. Ato, sipas tij, “do të përcaktojnë mënyrën se si do ta bëjmë politikën, si do t’u shërbejmë qytetarëve dhe si do ta ndërtojmë besimin e ri te LDK-ja”.

“Kosova ka nevojë për një LDK të fortë. Dhe një LDK e fortë fillon me vendime të drejta, të mençura dhe largpamëse. E ardhmja nuk pret. Është koha ta ndërtojmë”, shkroi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.