Gashi shënon në Ligën e Kampionëve, Baseli po fiton

Shkëlzen Gashi ka shënuar gol, në ndeshjen e cila po zhvillohet në këto momente ndërmjet Baselit dhe PFC Ludogorets Razgrad.
Sulmuesi kosovar e gjeti golin në minutën e 59-të, për ta ngritur avantazhin e vendësve në 3:0, ndërsa më parë kanë shënuar Breel Embolo (34’) e Derlis Gonzalez (41’), e Marek Suchy, në minutën e 65-të e ngriti avantazhin në 4:0.
Në rast se e fiton këtë ndeshje, Baseli ka mundësi të mira për të shkuar në të tetën e finales.