ARKATANA

Gashi: Qeveria ka humbur shumicën, problemet vetëm thellohen

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar situatën politike pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke theksuar se qeveria aktuale po humbet shumicën parlamentare dhe nuk po arrin të menaxhojë sfidat.

Sipas tij, kjo do të krijojë vështirësi të mëdha për miratimin e ligjeve dhe funksionimin e Kuvendit.

“Do të jetë e vështirë të miratohen ligje. Ne si parti opozitare jemi në funksion të interesit qytetar, por si duket shumica parlamentare është humbur dhe problemet vazhdojnë,” deklaroi Gashi.

Ai konfirmoi se LDK-ja do të marrë pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në interes të vendit.

“Jemi në një situatë të paaftësisë qeverisëse dhe kemi probleme në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar,” shtoi ai.

Hidromorava

Gashi gjithashtu adresoi shqetësime për mënyrën se si qeveria po trajton mediat, duke kritikuar fyerjet dhe sharjet e drejtuara ndaj tyre.

“Mendoj që është qasje e gabuar gjeniralizimi i sharjes dhe fyerjes ndaj mediave. Është e dënueshme, e papranueshme dhe e dëmshme për demokracinë dhe fjalën e lirë,” theksoi ai.

Sa i përket marrëveshjes CEFTA, Gashi u shpreh se çështja është delikate dhe kërkon trajtim serioz për të mbrojtur interesat e Kosovës.

“Kosova ka të drejtat dhe obligimet e veta, por gjithsesi duhet të trajtohet si e barabartë. Duhet të mbrohet maksimalisht interesi i Kosovës dhe të ruhet anëtarësimi në organizata ndërkombëtare,” tha Gashi, duke kritikuar qeverinë për mungesë strategjie në këtë drejtim.

Në fund, ai nënvizoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve dhe qytetarëve u takon të vendosin për të ardhmen e qeverisjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.