UBT

Gashi largohet nga Baseli, e ardhmja e tij në SHBA

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Në ditët në vijim, sipas informacioneve që disponon Blick.ch, Shkelzen Gashi do transferohet në klub tjetër, sipas gjitha gjasave në SHBA. Kjo, për të ruajtur vendin si titullar në kombëtaren e Shqipërisë.

Baseli ndodhet përpara largimeve të shumta, pasi pas Mohamed Elneny (Arsenal) dhe Zdravko Kuzmanovic (Udinese) tani edhe lojtari i kombëtares shqiptare dëshiron largimin.

Ish golashënuesi më i mirë i ligës zvicerane, nuk ka gjetur aktivizimin pasi klubin e mori trajneri Urs Fischer. Kontrata e sulmuesit shqiptar, vijon deri në 2018, mirëpo ai dëshiron pavlefshmërinë e saj.

UBT

Të premten 27 vjeçari nuk udhëtoi në Austri, për ndeshjen miqësore kundër Austri Wienës. Arszeja: Sipas informacioneve të Blick, ai veç është larguar nga Baseli.

Dy oferta serioze ka Gashi, një drejt SHBA dhe tjetrën drejt Kinës. Nëse Gashi ka vendosur, prej ditëve të ardhshme do qëndrojë si titullar, përfundon artikulli. Por në klub tjetër. /Telegrafi/