Gashi e Mustafa e quajnë punë të kryer hapjen e Universitetit të Gjilanit

Gjilan – Rektori i UP-së Ibrahim Gashi dhe kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa në një bashkëbisedim me studentët e ardhshëm të Universitetit të Gjilanit kanë folur për lobimin dhe ditët e ardhshme që presin zyrtarizimin e këtij Universiteti. Gashi tha se më 1 tetor veç pritet të prehet shiriti dhe ofrojë mbështetje maksimale. Gjilanit po i jepet diçka që e ka merituar kaherë tha Gashi transmeton rajonipress.
Rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi i shoqëruar edhe nga Qemajl Mutafa, Sabri Tahiri e Veton Nevzati kanë marrë pjesë në një bashkëbisedim me studentët e ardhshëm të Universitetit të Gjilanit. Edhe Gashi edhe Mustafa para studentëve kanë ofruar mbështetjen e tyre maksimale për të themeluar dhe nisur sa më parë punën Universiteti i Gjilanit.
Rektori Gashi duke folur për rolin e UP-së në themelimin e Universitetit të Gjilanit tha se nisma për themelimin e UGJ(Universiteti i Gjilanit) është e qëlluar dhe unë që nga fillimi e kamë përkrahur dhe mbështetur këtë ide. Gashi tha se nisma për themelimin e UGJ është e Qeverisë dhe ka pasur si qëllim që ky Universitet të sillet në një regjion të madh siç është Gjilani.
Gashi tha se tashmë është duke u themeluar një Bord nismëtar i cili do të punojë deri më 1 tetor kur edhe pritet të zyrtarizohet Universiteti i Gjilanit. Sipas tij në Bordin themelues do të marrin pjesë përfaqësues të Komunës së Gjilanit, pedagog gjilanas , përfaqësues të UP-së dhe MASHT.
Gashi tha se Gjilani ka traditë të hershme universitare sepse realisht kuadrot e kësaj ane japin kontribut të madh shkencor e kombëtar edhe në UP. “Gjilanit po i jepet diçka që e ka merituat kaherë dhe arsye tjetër që ky Universitet po sillet në Gjilan ka të bëjë me faktin se ky regjion ka rol të madh arsimor, ekonomik, politik e kulturor. Por mbi të gjitha në këtë regjion gravitojnë edhe komunat e Kosovës lindore. Unë mendoj se studentët e Kosovës Lindore të cilët padrejtësisht janë diskriminuar nga e drejta e tyre për të studiuar mund të studiojnë në Gjilan e pse jo në të ardhmen edhe të hapim degë tonat atje” tha Gashi.
Megjithatë, Gashi tha se për të qenë në hap me kohën Universiteti i Gjilanit duhet të ketë edhe përkrahjen e madhe shumëdimensionale nga Qeveria, Parlamenti, kurse sipas tij MASHT veç ka dhënë mbështetje për UGJ, derisa Komuna e Gjilanit dhe kryetari Mustafa kanë dhënë kontribut të madh në jetësimin e kësaj ideje tha Gashi.
Ndërsa kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa tha se ardhja e rektorit Gashi tregon përkushtimin e tij dhe të UP-së për të themeluar sa më parë UGJ. Mustafa tha se hapja e UGJ është një resurs i veçantë që i ofrohet këtij rajoni duke përfshirë edhe Kosovën Lindore e Kumanovën që kap një numër prej 400 mijë banorëve.
Mustafa tha se UGJ do të themelohet sigurt dhe qëndrueshëm sepse jemi të interesuar që të krijojmë një kuadër dhe një universitet kualitativ.
Edhe Mustafa tha se që nga fillimi, por edhe tani është në funksion të këtij Universiteti. “E kemi përkrahur dhe iniciuar këtë ide sepse Gjilani ka kapacitete , ka kuadro dhe ka studentë të shkëlqyeshëm. Unë ju sigurojë se më 1 tetor veç do të zyrtarizohet UGJ” shtoj Mustafa. ./rajonipress/