UBT

Garantohet siguri për ditën e votimeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Derisa të gjithë flasin për logon e fletëvotimeve, kandidatët e partive politike apo merren me debatet e ashpra brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucione të tjera të sigurisë kanë nisur të mendojnë për aspektet e rendit në ditën e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it në bashkëpunime dhe me trupat e NATO-s në vend (KFOR), kanë filluar nga puna për të hartuar plane e strategji që të garantohet rendi në tërë vendin gjatë asaj dite.

RCCOLA

Sfida mbetet veriu i vendit me shumicë serbe,ku për herë të parë, autoritetet kosovare do të organizojnë zgjedhje.Policia e Kosovës tashmë thotë se ka përgatitur planin për menaxhimin e situatës së sigurisë që ka të bëjë me procesin zgjedhor… (Tribuna).