RCCOLA

Gani Kastrati – doktori më i ri i kimisë

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ky personazh i këtij shkrimi ishte nxënës i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan. Ishte nxënës i autorit të këtij shkrimi, i cili personazh i pati disa karakteristika më të veçanta se shokët tjerë të shkollës. Ishte klasa e drejtimit të shkencave natyre. Vinte në shkollë i heshtur, i qetë e përherë i buzëqeshur. Jo se e ngacmonte dikush tjetër, por e kishte natyrën e butë prej urtaku.

Vinte me libra. Ulej dhe, autorit të këtij shkrimi jo përherë, por ndonjë herë, i paraqiste “probleme” edhe nga letërsia, por dhe nga arti figurativ. Nuk hezitonte pa treguar talentin e tij si dashamir i artit letrar, sepse, në gazetën shkollore “Gjimnazisti”, herë pas here shkruante vjersha të moshës së tij. Ishte ky jo jo një Migjen, se kërkonte lëmoshë e drejtësi e të tjerët, por kërkonte dije dhe hyrje në shkencë.

E autori e përkrahte me shokët e tij të zgjuar e shumë të merituar. Edhe në monografinë e Gjimnazit të Gjilanit, aty në mes është klasa e tij, të cilët më shumë ishin me sukses të shkëlqyeshëm se me sukses tjetër. Në faqe 96 të monografisë së Gjimnazit shënova këtë nëntitull “Klasa më e dalluar e një kohe”. Aty ishte viti 1979/80. Klasa e IV-5 e kujdestarit Sefedin Balaj.

Një klasë shembullore. Ja doktorët e kësaj klase: dr. Shqipe Morina –ekonomiste, dr. Sami Dalipi, Dr, md. Sejdullah Mahmuti e në fund të këtij shkrimi është Dr. Sc. Gani Kastrati. Këta shkollarë të kësaj klase mbaruan fakultetin 27 sosh. Të gjithë shembuj për të mirë. Ishte ky djaloshi i Dobërçanit, i cili shkoi rrugës së profesor Xhavit Ahmetit. Sot, në dukje të parë të duket se ky njeri nuk ka ndonjë ditë shkollë. I rëndomtë e tejet i qetë. Bisedon me te dhe thua se ke ndonjë të familjes dhe nuk heton se ka grada shkencore. Modest, fort modest. Por, në shpirt e zemër i fortë dhe ambicioz dhe shkencëtar e dijetar i së ardhmes. Por, kur hyn në shkencë, ai flet me formula, flet me llojet e dekorimeve me kallaj e sende të tjera kimike dhe e gjen vetën para një njeriu të merituar me titull doktori.

Ky është Gani Kastrati, një njeri punëtor dhe shumë ambicioz. Kur themi punëtor dhe zhbirues i shumë sendeve, ai shpeshherë shokëve e të tjerëve afron emblema më të ndryshme të punuara me kujdes dhe fort të pëlqyera. Disa herë më pyeste rrugës: “Profesor, a do një emblemë të bukur të këtij manifestimi? Ja po ta japi emblemën për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!” O, zot, një kujtim i rrallë nga ky njeri, i cili u falë njerëzve shumë emblema e sende tjera. Gani Kastrati është i lindur më 1 maj të vitit 1961 në Dobërçan, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan në drejtimin e shkencave natyrore. Dhe, jo vetëm kaq.

Uji Dea

Ky, sapo kreu shkollën fillore, regjistrohet në Departamentin e Kimisë të Fakultetit të Shkencave Natyrore në Prishtinë gjatë vitit shkollor 1981/82, ndërsa ka diplomuar në vitin1986. Studimet pasdiplomike i ka vazhduar në Universitetin e Zagrebit, të cilat i ka regjistruar në vitin shkollor 1986/1987 në drejtimin Nafta dhe Petrokimia, por për shkaqe të njohura ka qenë i shtrënguar ti ndërpresë studimet e nisura. Pastaj, filloi të punojë profesor i lëndës së Kimisë në shkollë e mesme ekonomike dhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Dhe, jo vetëm kaq. Në vitin akademik 1997/98, transferohet për studime pasdiplomike në FSHMN në Departamentin e Kimisë në grupin e Kimisë Analitike. Pjesën eksperimentale dhe dorëshkrimin e punimit të magjistraturës Gani Kastrati e realizoi gjatë periudhës 2006 deri në maj të vitit 2009 në laboratorin e Bizhuteri Internacional në Gjilan si dhe në Laboratorin ARDAR- CHEMI në Stamboll të Turqisë. Kështu, në vitin 2009 ai magjistroi në temën: “Veshja elektrokimike dekorative dhe funksionale e legurës së plumbit, antimonit dhe kallajit me nikel”. Një punim i punuar me përkushtim dhe seriozitet. Bile, Gani Kastrati në hyrje të këtij punimi shton edhe këto fjalë falënderimi: “Falënderoj Prof. Dr. Mujë Rugova, i cili më ka mundësuar që këtë punim ta bëj në laboratorin Bizhuteri Internacional si dhe për ndihmën e ofruar gjatë mësimit dhe përvetësimit të teknikave elektrokimike si dhe këshillat të cilat kanë qenë të një rëndësie të veçantë gjatë këtij punimi”. Pastaj, shton duke i falënderuar mentorët tjerë, si Mr. Besnik Rrufeja si dhe Mr. Fllanza Brovina që më krijuan mundësinë që ky punim të kompletohet në mënyrë më të mirë të mundshme në laboratorin ARDAN RR- CHEMICALS në Stamboll.

Një punim prej 74 faqesh të formatit të madh. Dhe, sukseset e tij nuk u ndalën. Ai vazhdoi studimet edhe më tutje për të ardhur gjer te doktoratura shkencore. Kështu, Gani Kastrati, ditë më parë, me sukses ka mbrojtur temën e doktoraturës në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave Natyrore –departamenti i Kimisë. Kastrati ka mbrojtur temën para komisionit Mihajl Prifti, Ilo Mele, Majlinda Vasjari dhe Arian Korpa. Ndryshe Kastrati është doktori i vetëm i kimisë në Anamoravë sidomos i fushës shumë specifike që lidhet me mbetjet e ngurta industriale. Anamorava është pasuruar edhe me një doktor në sferën e kimisë. Doktori i parë dhe i vetëm në Anamoravë ka qenë Xhavit Ahmeti kurse këtë titull tani e ka fituar edhe Gani Kastrati i cili këtë javë me sukses ka mbrojtur temën e doktoraturës në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave Natyrore – departamenti i kimisë. Kastrati nga fshati Miresh i Gjilanit temën e doktoraturës të titulluar :”Përfitimi i çimentove të përziera nga mbetjet e ngurta industriale(hiri fluturues dhe skorjet Fe-Ni) dhe disa karakteristika të betoneve të prodhuara me to”, e ka mbrojtur para komisionit Mihajll Prifti kryetar i komisionit, Ilo Mele mentor, Majlinda Vasjari dhe Arian Korpa anëtar.Komisioni e ka vlerësuar lartë punimin e Gani Kastratit duke e parë si një punim të rrallë dhe me vlera të reja studimore e shkencore.

Vet Gani Kastrati thotë se tema që ai ka trajtuar është e një rëndësie të veçantë dhe mund të përdoret e shfrytëzohet edhe për analiza më të thella në hapësirat mjedisore të Kosovës. Kastrati thotë se Anamorava është e pasur me shumë xehe e minerale të natyrave të ndryshme dhe studimet e më vonshme mund të orientohen pikërisht në këtë sferë. /Tefik Selimi/rajonipress/