Fundamenti

“Gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës”, Arifi tregon se çka i tha Kadri Veseli në Hagë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Para derës së vendit ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, politikani nga Lugina veçon një fjali që ia ka thënë Kadri Veseli gjatë vizitës së tij.

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka qëndruar këtë fundjavë në Hagë, ku, siç njoftoi ai, ka takuar ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli. Për të tre, Arifi thotë se janë me shëndet të plotë dhe “pozitivë”.

“Konsiderojmë se do të lirohen sa më shpejt dhe atë të në formë të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjet e tyre dhe në familjet e tyre. Deri atëherë, shpresojmë që gjykata merr parasysh kërkesat e shumta, të cilat në mënyrë institucionale janë drejtuar këtu, që të mbrohen në liri. Unë kam qenë shumë i befasuar me pozitivitetin e të tri vëllezërve që janë këtu, siç është Kadri Veseli, apo edhe ish-presidenti Thaçi, por edhe baca Kupë [flet për Krasniqin],të cilët gëzoheshin për shëndetin e mirë, por edhe kanë dhënë fjalë pozitive”, tregon Arifi.

Fundamenti

Arifi thotë se Veseli, që vjen nga Mitrovica, i ka thënë se “gajlen e Preshëvës” e ka të njëjtë si të qytetit të tij.

“Një nga fjalët që më ka mbetur nga të tretë në mendje është që ‘ne gjendemi në burg, por mendojmë pozitivisht edhe të mirën e gjithë kombit’. Por, edhe një nga fjala e ish-kryeparlamentarit ishte ‘gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës”, thotë kryetqari i Preshëvës në një video të realizuar në Hagë dhe të publikuar në Facebook. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.