ARKATANA

Gagica: Bashkim Selishta përfaqëson një simbol të guximit, përkushtimit dhe sakrificës më të lartë për atdheun

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Bashkim Selishta – Petriti, bëmë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij të lavdishme.Figura e Bashkimit, si dhe e çdo dëshmori tjetër të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, zë një vend të veçantë në kujtesën kolektive dhe në historinë bashkëkohore të kombit tonë ka shkruar Nazim Gagica.

Postimi i plotë:

Ai përfaqëson një simbol të guximit, përkushtimit dhe sakrificës më të lartë për atdheun.
Bashkimi u shqua për gatishmërinë e tij për të qenë ndër të parët në rresht përballë armikut, duke u rreshtuar me nder në frontin e luftës për liri. Me këtë krenari, Qendra Sportive në Gjilanin e pasluftës mban me dinjitet emrin e tij, si kujtesë për brezat që rriten në lirinë për të cilën ai dha jetën.

I edukuar, me sjellje të përkryera dhe qëndrim të palëkundur, Bashkimi u dallua që në rini për shpirtin e tij luftarak dhe përkushtimin ndaj çështjes kombëtare.

Mobi Casa

I sfiduar jo rrallë nga forcat okupuese, ai, ndonëse i ri dhe i fuqishëm fizikisht, asnjëherë nuk u përkul përballë padrejtësisë.

Jeta dhe vepra e tij mbeten shembull frymëzimi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Lavdi përjetë dëshmorit të kombit, Bashkim Selishta – Petriti!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.