Eko Higjiena

Gagica apelon te nxënësit e Gjilanit që të orientohen në shkolla profesionale

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Është kohë regjistrimesh në shkollat e mesme, kurse Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan ka apeluar të nxënësit që sapo kanë përfunduar semimaturën që të orientohen në drejtimet profesionale.

Ai ka prezantuar të arriturat, rezultatet e sfidat me të cilat po përballet kjo drejtori. Gagica këtë vit e ka cilësuar si vit të suksesit. Ai tha se ka rritje të notës mesatare në nivelin e mesëm të ultë dhe atë të lartë. Ka rënie të dukurive negative, është hapur konkursi për semimaturant.

“Orientohuni në shkollat profesionale, ngase ajo është e vetmja mundësi e ekuilibrimit të kërkesës së arsimit me ofertën dhe tregun e punës”, ka thënë Gagica, që ka shtuar se viteve të fundit ka rënie të numrit të nxënësve në këto shkolla.

“Gjilani është sa i përket arsimit është bërë pikë referente edhe për komunat e tjera, është bërë model për komunat e Kosovës në disa projekte, si ajo e qasjes në disa mësimdhënës që po del të jetë efektive”, shtoi ai.

GRANDEMALL

Ai ka prezantuar shumë projekte të realizuara si shkolla në Haxhaj, sigurimi i shujtave ditore që ishte premtim i kryetarit Haziri, furnizimi me inventar, dhënia e bursave, furnizimi me fotokopje e printer, me kamera, donacione të ndryshme nga organizata vendore e ndërkombëtare, hapja e qendrave mediale, vijueshmëria e mësimdhënësve nëpërmjet kartelave, tabelat e mençura që u vendosën në dhjetë shkolla e të arritura të tjera.

Ai tha se 20 universitete e kolegje prezantuan projektet e tyre të dijes, pati olimpiada e gara me nxënës, ku nxënësit tanë dolën me suksese të mira dhe Gjilani ka identitetin e qytetit të matematikës dhe shumë të arritura të tjera. Ai tha se do të investohet edhe nëpër disa shkolla në komunën e Gjilanit dhe do të ndërtohet një shkollë e re te tregu i gjelbër.

Drejtori i Arsimit Nazim Gagica, ka përmendur edhe shumë të arritura të tjera dhe projekte të reja që kanë nisur së realizuari. Ndër sfidat ka përmendur, një problem të madh, rënia e numrit të nxënësve, që për këto 5 vite janë 5219 nxënës më pak që po ndikojnë edhe normat e mësimdhënësve.

“Do të ketë fuzionime të paraleleve të ndara dhe kthimi i Shkollës “Thimi Mitko” në dy ndërrime. Po ashtu, do të bëhet analizimi i konkurseve, ngase duhet ekuilibruar gjendjen aktuale”, theksoi Gagica në fund konferencës për gazetarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.