ZN

Bislimi: Mos përfshirja në listë ishte kulmi i injorimit, respektivisht, vulosja e përjashtimit

/ 1 minutë lexim
ZN

Gjilan – Veprimet e fundit të lidershipit të LDK në nivel qendror dhe atë lokal janë përjashtuese ndaj meje. Unë kam qenë jashtëzakonisht i durueshëm, por mos përfshirja në listë ishte kulmi i injorimit, respektivisht, vulosja e përjashtimit thotë për rajonipress Faton Bislimi.

ARKATANA

Bislimi tha se elektorati im dhe i LDK e sheh këtë shume kjarte.
“Nëse njerëzit e duan një LDK të kultit të individit që qëllim të vetëm ka pozitën për vetën e vet, e kanë rastin ta ndihmojnë këtë të sotit. Nëse ende besojnë në LDK-në e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare, me keqardhje e them se ajo vështirë gjendet tashmë! Unë angazhimin tim në shërbim të vendit dhe kombit do e vazhdoj. Për mua, shteti dhe kombi janë mbi çdo gjë tjetër” tha Bislimi./rajonipress/