UBT

Futbollisti i Dritës Fidan Sejdiu shkëlqeu në “Antalya Cup”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Njëra ndër klubet me më së shumti talent në futbollin e Kosovës padyshim është Drita e Gjilanit, duke dëshmuar se me kategoritë e reja në këtë klub po punohet me të madhe. Njëri ndër futbollistët që ka dalur nga këto kategori është edhe futbollisti Fidan Sejdiu i cili këto ditë po tregon lojëra cilësore në Përfaqësuesen e Kosovës U21.

Biondi nga Gjilani ju ka bashkangjitur Përfaqësueses së Kosovës e cila po merr pjesë në turneun e madh të futbollit ‘ANTALYA CUP 2016’

Trajnerët e Përfaqësueses së Kosovës U21 Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica me plot arsye e ftuan këtë futbollistë të talentuar i cili pati paraqitje tejet të mira.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës Fidan Sejdiu theksoi për takimet e zhvilluara.
“Ishte një nder i veçantë t`i mbrojë ngjyrat e shtetit tim. Me shokë kemi dhënë më të mirën dhe jam shumë krenar me lojërat të cilat i kemi zhvilluar”.

Këmbëshpejti Sejdiu i cili shquhet edhe me goditje të forta në grup moshat e tij është i pa konkurrencë duke lënë përshtypje të një futbollisti mjaft të talentuar.
“Unë i falënderohem të gjithë trajnerëve të cilët gjerë tani kanë punuar me mua ky njëherit është edhe rezultati i tyre që jam grumbulluar me grup moshat U21 ka qenë një nder i veçantë i të gjithë bashkëlojtarëve që kemi dhënë maksimumin gjatë paraqitjeve tona në “Antalya Cup”

Uji Dea

Majtaku Fidan Sejdiu i cili tani ka 19 vjet shpreson se pikërisht nga ky udhëtim në Turqi do t`i hapen dyert drejt karrierës së tij futbollistike. “Kam ëndërruar të jem futbollist i vendit tim, në këtë turne ka pasur shumë trajnerë dhe menaxher cilësor ishte një rast i mirë që edhe ne të sprovohemi në këto ndeshje ndërkombëtare dhe të tregojmë kualitetet tona çka mendoj se kemi dëshmuar se shteti I Kosovës ka mjaft talent të madhej të futbollit dhe kjo garniture e futbollistëve duhet të përcillet në çdo mënyrë”.

Futbollisti Gjilanas Fidan Sejdiu në paraqitjet e tij dëshmoi se kemi të bëjm me një talent që shumë shpejt me siguri do t`i bashkëngjitet ndonjë klubit të madh.

Sejdiu nga katër ndeshjet e zhvilluara në “Antalya Cup” në Kompleksin sportiv “Arcadia” në qytetin Antalia pati paraqitje solide duke dëshmuar se është një ardhmëri jo vetëm e klubit të Dritës por edhe atij të Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës U21 nga 4 ndeshje ka arritur këto rezultate:
Kosova – Bahreini 0-0
Kosova – Ukraina 0-2
Kosova – Arabia Saudite 1-1
Kosova – Shqipëria 1-1
Kosova – Irani 0 – 2

Ndërsa ndeshja e fundit në mes Kosovës e Iranit zhvillohet nesër. Mundësimin e Përfaqësueses së Kosovës në këtë turne e mundësoi menaxheri i FIFA-s, Kenan Kurtesh./rajonipress/