HW

Fushata zgjedhore të jetë demokratike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, u ka bërë thirrje partive t’u përmbahen rregullave dhe të mos përdorin gjuhë denigruese gjatë fushatës elektorale.

Ajo ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të shqiptojë gjoba për ata që nuk i respektojnë rregullat në këtë proces zgjedhor.

Mobi Casa

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Daka ka vlerësuar se, pavarësisht prej sfidave, KQZ-ja do të organizojë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike në çdo cep të Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se janë ndërmarrë masat për t’i parandaluar manipulimet e mundshme më 11 qershor. “Në ditën e parë të fushatës nuk ka pasur ndonjë parregullsi apo shkelje të rregullave. Si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ftoj të gjitha subjektet politike dhe të gjithë pjesëmarrësit e tubimeve të fushatave zgjedhore që gjatë këtyre ditëve t’u përmbahen rregullave të parapara, ta respektojnë Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, t’i respektojnë rregullat për fushatë zgjedhore, si dhe gjuha e fushatës të jetë demokratike e jo denigruese. Me siguri se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të shqiptojë gjoba për ata që nuk u përmbahen rregullave të fushatës zgjedhore dhe dispozitave ligjore”, ka deklaruar Daka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.