RCCOLA

Funksionalizohet komisioni etik profesional për kujdesin primar shëndetësor

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Komisioni etik profesional përbëhet nga dr Hajriz Ibrahimi- kryetar, dr Ajhane Sefiu- anëtar dhe Sadete Tërnava- anëtar.

Sipas udhëzimit administrativ komisioni ka këto detyra dhe kompetenca që të siguron udhëheqjen etike-morale e deontologjike të profesionistëve shëndetësor gjatë ushtrimit të pavarur të profesionit shëndetësor sipas standardeve si dhe mbron interesat etike dhe morale të këtij profesioni, mbron interesat e të sëmurëve dhe të publikut nga keq-ushtrimi i profesionit shëndetësor dhe shkelja e Kodit Deontologjik mjekësor.

Eco Higjiena

Ibrahimi tha se ky komision propozon masa ndëshkuese për profesionistët shëndetësor në rast të keq-ushtrimit të profesionit .Komisioni gjithashtu është kompetent që në shkallë të parë të marrë vendim nga fusha e përgjegjësisë së vet e përcaktuar me dispozitat e këtij udhëzimi Administrativ dhe dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Komisioni është në përfundim të hartimit të rregullores së punës dhe është aktiv në kryerjen e përgjegjësisë, andaj ftojmë qytetarët që nëse konstatojnë shkelje të kodit etik profesional të drejtohen në tel nr 0280 323 603 ./rajonipress/