Fundjava me diell, nga e marta temperaturat rriten në më shumë se 30 gradë

Përgjatë fundjavës kushte më stabile shtrihen mbi vend. Do të ketë më shumë intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 26C.
Ditëve të para të qershorit dhe më nxehtë, me maksimale që arrin deri në 30C e 32C ditën e martë.
Parashihet mot kryesisht me diell, pa mundësi për të reshura. Minimalet në rritje, nga 6C e 7C të shtunën në 12C e 14C ditën e martë. Të shtunën ende fryn erëra më të theksuara veriore, e nga dita e hënë të lehta dhe mesatare perëndimore e jugperëndimore, 2-5m/s./MendimipërMotin/