Uji Dea

Fundi ishte fatal për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në një fund fatal, Gjilani ka pësuar gara në ndeshjen për kupë, në ballafaqim me rivalin lokal Drita, e cila u gjet më mirë në atmosferën e zjarrtë që ka krijuar tifozëria e të dy ekipeve. Në njërën anë kanë dominuar ngjyrat bardhë e kaltër e në tjetrën kuq e bardhë e të dy anët ishin të mbushura përplot nga adhuruesit “intelektualët” e “Skifterat”.

Shënues: Ve. Sermaxhaj 45’ – Limani 65’, Berisha 87’ – Gashi 90’. Gjilani – Drita 1:3

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 7000. Gjyqtarë: A. Tahiri – F. Tahiri – B. Morina – D. Preniqi. Shënues: Ve. Sermaxhaj 45’ – Limani 65’, Berisha 87’ – Gashi 90’.

Gjilani: Gagica, Hyseni, Kastrati, Arifi, Shala, Morina, Maliqi (Haliti), Vi. Sermaxhaj, Mustafa, Ve. Sermaxhaj, Gashi. Trajner: Muharrem Sahiti.

FIDANISHTJA

Drita: Latifi, Limani, Hasani, Thaçi (Tosuni), Syla, Berisha, B. Shabani, Xh. Shabani, Ramushi, Kelmendi (Jashari), Berbatovci (Gashi). Trajner: Arbnor Morina.

Në një fund fatal, Gjilani ka pësuar gara në ndeshjen për kupë, në ballafaqim me rivalin lokal Drita, e cila u gjet më mirë në atmosferën e zjarrtë që ka krijuar tifozëria e të dy ekipeve. Në njërën anë kanë dominuar ngjyrat bardhë e kaltër e në tjetrën kuq e bardhë e të dy anët ishin të mbushura përplot nga adhuruesit “intelektualët” e “Skifterat”.

Gjilani arriti një baraspeshë në pjesën e parë, kurse pak para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, ka qenë Venhar Sermaxhaj që nga afërsia ka tundur rrjetën e Latifit.
Në pjesën e dytë Drita është treguar më e përgatitur, mbase për këtë ata kishin qenë edhe në Bursa të Turqisë. Në minutën 65, pas një gjuajtje nga këndi, i riu Limani ka qëlluar me kokë këndin e epërm të Gagicës.

Tre minuta para se ndeshja të marrë fund, Berisha u gjet më së miri në tollovinë e krijuar në brendi të zonës së Gjilanit dhe topin e dëbuar e dërgoi në rrjetë, derisa në minutën e fund, kur Gjilani i tëri ishte hedhur në sulm, zëvendësuesi Gashi tërë punën e bëri vetë dhe në fund përballë Gagicës arriti t’a mposht atë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.