FSK po ngritë një tendë në hapësirat e brendshme të Spitalit të Gjilanit

Gjilan – Në hapësirat e brendshme të Spitalit Regjional të Gjilanit, nga ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, po ngritet një tendë me qëllim të trajtimit të pacientëve të cilët dyshohen se janë të prekur me koronavirus. Tenda do të jetë e pajisur edhe me shtretër, dhe pajisje tjera të nevojshme. Tendat bëjnë triazhimin e të dyshuarve dhe janë në funksion të parandalimit të rritjes së COVID19 ka thënë Arbër Ismajli.
Postimi i plotë i Arbër Ismajlit
Personat që vijnë me simptoma dyshuese për koronavirus, të mos futen direkt në Klinikën Infektive të Spitalit Regjional. Kjo ruan dhe rritë shëndetin në dy forma, në njërën anë, pacientët potencial që dyshohen me koronavirus, të mos futen direkt në hapësirat e spitalit, pasi që mund të infektojnë personel mjekësorë dhe pacientë të tjerë, por, edhe në anën tjetër, personat që konsiderohen potencialisht si të prekur, pas ekzaminimeve në hapësirat e tendave mund të dalin që të mos jenë si të prekur me COVID19, dhe, pra, ata nuk kanë nevojë të hyjnë brenda hapësirës infektive sepse mund ta marrin eventualisht ndonjë simptomë aty.
Pastaj, nëse eventualisht kemi ndonjë të prekur, mantelbardhët do të jenë në kontakt me udhëzimet e IKSHP-së, kontaktet me klinikën infektive dhe Ministrinë e Shëndetësisë për masat e mëtejme. Poashtu, ngritja e tendave i kontribuon edhe rritjes së gatishmërisë në rast të rritjes dhe përshkallëzimit të situatës.
Falënderojmë të gjithë personelin e Spitalit Regjional të Gjilan, duke filluar nga Drejtori i Spitalit, Nisret Hajrullahu, Drejtorin Klinik të Spitalit, Ukshin Ismaili, dhe të gjithë mantelbardhët për punën, angazhimin dhe profesionalizmin e tyre, për t’i dalë në ballë kësaj pandemie./rajonipress/