RCCOLA

Fshatrat e Vitisë masovikisht pastrojnë ambientin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Fshatrat e Vitisë, Sadovina e Jerlive, Radivojc e Skifteraj edhe të dielën kanë marrë pjesë në aksione vullnetare. Sadovina e Jerlive ka pastruar oborrin e shkollës kurse Radivojci e Skifteraj kanë pastruar shtratin e lumit Morava.

Rregullimi dhe krijimi i një ambient më të mirë të shkollës, ka qenë shkasi që banorët e Sadovinës së Jerlive ishin organizuar dhe në mënyrë vullnetare kanë realizuar aksionin me sukses edhe për pastrimin e fshatit.

Në kuadër të këtij aksioni përpos pastrimit të hapësirave në fshat, është punuar edhe oborrin e shkollës ku janë mbjellur një sasi e bredhave, lule, është rregulluar staza për shëtitje dhe pushimorja.

Aksioni është organizuar nga Këshilli i fshatit Sadovinë, ndërsa kopshti i vogël në oborrin e shkollës “28 Nëntori”, është donacion i Kosova Contesy e cila ka ndarë një shpërblim për klasën më të mirë që fitues i 500 eurove ishte klasa e pestë e kësaj shkolle.

Mobi Casa

Gjithashtu me një shumë simbolike ka ndihmuar edhe Drejtoria e Arsimit si dhe këshilli i fshatit. Punimet gjatë këtij aksioni i ka inspektuar edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti i cili ka përgëzuar aktivistët për këtë nismë dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur aksionet e tilla edhe në të ardhmen.

Edhe banorët e fshatrave Radivojc e Skifteraj, kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët vullnetar për pastrimin e shtratit të lumit Morava ku për kohë të gjatë ishte krijuar në deponi bërlloku.

Megjithëse një pjesë e këtyre mbeturinave u grumbullua nga banorët, pjesa tjetër e mbeturinave që konsideroheshin shumë të ndotura për largim me dorë është lënë që të largohet me eskavator nga Drejtoria e Shërbimeve Publike./rajonipress/