UBT

Fshatrat e Vitisë i japin përkrahje Nexhmedin Arifit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Shtabi Zgjedhorë, sot ka mbajtur mbledhjen e tij të radhës, me ç’rast nga përfaqësuesit e nëndegëve u reflektua përkrahja e gjerë të cilën e gëzon PDK në përgjithësi, e kandidati ynë, Nexhmedin Arifi, në veçanti.

Shtabi zgjedhorë, si mekanizëm fondamental drejt materializimit të vullnetit të aktivistëve dhe strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, po punon fuqishëm. Puna jonë përveç që është domosdoshmëri e kohës, ajo në të njëjtën kohë është edhe nevojë, e cila vjen si rezultat i vullnetit të madh të aktivistëve për të kontribuar në fuqizimin dhe konsolidimin e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti.

Në këtë kontekst Shtabi Zgjedhorë, sot ka mbajtur mbledhjen e tij të radhës, me ç’rast nga përfaqësuesit e nëndegëve u reflektua përkrahja e gjerë të cilën e gëzon PDK në përgjithësi, e kandidati ynë, Nexhmedin Arifi, në veçanti.

Uji Dea

Kjo përkrahje, është shndërruar në nën shtabe gjithandej nëpër komunën e Vitisë. Fshatrat si, Pozherani, me 64 anëtarë të nënshtabit, Skifteraj me 31 anëtarë, Remniku me 23, Ramjani me 12, Sllatina e Epërme dhe Tërsteniku tashmë kanë formuar nën shtabet e tyre respektive. Ndërsa nëndegët tjera janë në proces të formimit të nën shtabeve të tyre.

Shprehur në mënyrë koncize organizimi ynë po ecë mirë dhe sigurt drejt fitores së radhës thuhet në njoftimin e sektorit për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/