UBT

Fshati Pogragjë, Dobërçan e Lladovë shembull në nivel Kosove

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune dhe falënderimi drejtuesit e shoqatës “Pogragja” në Zvicër, të cilët i ka falënderuar për kontributin e dhënë dhe për angazhimin rreth financimit dhe mirëmbajtjes së fshatit Pogragjë.

“Fshati Pogragjë është një fshat që këtë vit ka bërë ndryshime jashtëzakonisht të mëdha pozitive. Falënderoj diasporën dhe banorët e këtij fshati për kontributin dhe punën që po bëjnë si në mirëmbajtje të fshatit, ashtu edhe për kujdesin e treguar për familjet në nevojë. Sot jam me Agron Aliun, bashkatdhetarë i yni në diasporë që është përfaqësues i shoqatës “Pogragja”. Është një kulturë e re që është sjellë nga Evropa në Komunën tone përmes bashkatdhetarëve tanë. Kultura e menaxhimit, mirëmbajtjes, investimit dhe kujdesit për fshatin dhe ambientin në përgjithësi. Që nga mirëmbajtja dhe kujdesi për varrezat, hapësirat publike, rrugët dhe dekorimit me drunjë dekorativ, gjelbërimit e deri te investimet e përbashkëta, janë vetëm disa aktivitete që janë ndërmarrë në këtë fshat e që e kanë ndryshuar tërësisht pamjen”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka apeluar te të gjitha fshatrat dhe lagjet e Komunës së Gjilanit, që të bëhen shembull sikur Pogragja, Dobërçani e Lladova, duke u kujdesur për ambientin e mirëmbajtjen e projekteve.

Mobi Casa

Kurse Agron Aliu bashkatdhetarë nga ky fshat i cili jeton dhe punon në Zvicër, njëherit përfaqësues i shoqatës “Pogragja”, ka thënë se këtë vit janë bërë shumë punë të mëdha në këtë fshat, kurse kjo do të vazhdoj tani e tutje me qëllimin e vetëm që fshati të jetë një model se si duhet të përkushtohemi për pastërtinë dhe ambientin në përgjithësi.
“Po punojmë që Pogragja të bëhet një fshat me pamje perëndimore. Deri më tani kanë ndodhur ndryshime të mëdha pozitive dhe do të vazhdohet edhe më tutje falë angazhimit dhe punës që e bëjnë të gjithë banorët e fshatit duke dhënë kontribut të vazhdueshëm së bashku edhe me mërgatën e cila nuk kursehet asnjëherë.

Kurse Muhamet Islami, koordinator i shoqatës “Pogragja”, ka thënë se tashmë është një i punësuar, i cili në baza ditore angazhohet në punë dhe gjithashtu një punëtor shtesë gjatë periudhës së verës kur ka më shumë fluks të qytetarëve që gjithçka të jetë pastër dhe bukur./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.