GRANDEMALL

Fshati Malishevë nderon me Mirënjohje gjeneralin Reshat Maliqi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me rastin e 23 vjetorit të lirimit nga burgu famëkeq i Serbisë Këshilli i Fshatit e nderoi me mirënjohje Gjeneral Reshat Maliqin për kontributin e dhënë në fshat dhe në çështjen kombëtare. Reshat Maliqi është njëri nga figurat më të çmuara dhe të pastërta në hierarkinë e Policisë së Kosovës dhe njëri nga kuadrot më të dëshmuara në ngritjen profesionale të kuadrove të reja të policisë.

Latif Maliqi kryetar i Këshillit të fshatit Malishevë i ka ndarë mirënjohjen Reshat Maliqit me motivin se ai është një nga figurat e rëndësishme, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin e vlerave profesionale e kombëtare.

“Me rastin e 23 vjetorit të lirimit nga burgu famëkeq i Serbisë sot Këshilli i Fshatit e nderoi me mirënjohje Gjeneral Reshat Maliqin për kontributin e dhënë në fshat dhe në çështjen kombëtare. Ne si këshill jemi të përkushtuar ti nderojmë çdo figurë emblematike të fshatit sepse këta janë promotor e të gjitha arritjeve në fshatin tonë” ka shkruar Latif Maliqi.

GRANDEMALL

Ndryshe, Reshat Maliqi është njëri nga figurat më të çmuara dhe të pastërta në hierarkinë e Policisë së Kosovës dhe njëri nga kuadrot më të dëshmuara në ngritjen profesionale të kuadrove të reja të policisë.

Reshat Maliqi ishte komandant rajonal në Gjilan dhe me shumë kompetencë e përgjegjësi e ka kryer këtë detyrë duke u avancuar pastaj në Prishtinë ku kontributi i tij është i pamohueshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.