ARKATANA

Frymëzimi i një sipërmarrësi: Kushtrim Xhakli

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

The Guardian: Edhe një shqiptar portretizohet pozitivisht në mediet botërore. Këtë herë prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka dedikuar një hapësirë të tërë shkrimit të sipërmarrësit të suksesshëm nga Kosova që sjell për lexuesit rrëfimin frymëzues të një njeriu që i rikthehet studimeve pas shumë vitesh të kaluara në fushën e ndërmarrësisë.

“Pasi i mbijetoi luftërave të Jugosllavisë, Kushtrim Xhakli ishte me fat për të arriturat krahas edukimit të tij. Tani ai i rikthehet studimeve përsëri”, shkruan “The Guardian”.

Pasi tregon eksperiencën dhe peripecitë e kaluara në bodrumet e shtëpive private me mësuesit që në atë kohë punonin pa asnjë kompensim, Xhakli i ofron audiencës botërore të “The Guardian”, shembullin e një njeriu që ka ditur të ndjek ëndrrat edhe pse gjatë rrugëtimit të tij pengesat nuk kanë munguar.

“Unë jam zotuar që t’i nxjerri arsimimit tim maksimumin dhe t’i ndihmojë ata që kanë vuajtur, e këtë duke e bërë përmes dijes sime për botën digjitale duke krijuar projekte arsimore dhe diplomatike të cilat ndihmojnë zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të shtetit tim (Kosovës)”, ka shkruar Xhakli.

Uji Dea

“Rikthimi ka efekte rifreskuese tek unë. Prandaj i kam premtuar vetes se do veproj njësoj çdo 10 vjet. Procesi i zhvendosjes nga ambienti i punës në një ambient akademik të ndihmon të shohësh një fotografi më të madhe. Të shtyn në hapësira në të cilat normalisht nuk do përpiqeshe të shkoje e në të cilat secili sipërmarrës duhet të shkoj patjetër”, shkruan ai në “The Guardian”.

Ndërkaq, këto janë këshillat që porosit Xhakli:

1. Edukimi është për gjithë jetën – duhet ta kujtoni këtë për veten dhe për stafin tuaj
2. Ne nuk i kemi të gjitha përgjigjet- ndonjëherë duhet vetëm të veprojmë
3. Mos qëndroni në zonën tuaj të rehatisë – shihni mundësitë dhe kapuni pas tyre
4. Pyesni “pse” po aq sa pyesni “si” dhe “çfarë”. Do ju bëjnë edhe më të aftë në zgjidhjen e problemeve
5. Prapaveprimi dhe reflektimi i vazhdueshëm ndihmojnë në arritjen më të thellë të vetëdijes dhe ju bëjnë lider më efektiv.

Kushtrim Xhakli është bashkëthemelues i Fast Europe Ventures në Vilnius dhe kompanisë “Changers” në Berlin. Ai njëherësh është anëtar i bordit të Fondacionit IPKO dhe krijues i portalit të diplomacisë digjitale të Kosovës, Digital Kosovo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.