Hidromorava

François Hollande, uron presidentin Thaçi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande, është presidenti i parë që ka uruar presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm pak minuta pas betimit që ka dhënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në telegramin e urimit, presidenti Hollande ka përgëzuar presidentin Thaçi, duke i uruar suksese në mandatin e tij si president.

“Zgjedhja e datës 26 shkurt ishte e rëndësishme për Kosovën. E di se nuk do t’i kurseni përpjekjet tuaja për t’i bashkuar kosovarët rreth një të ardhme demokratike dhe një projekti evropian. Franca do të qëndrojë përkrah jush në këtë drejtim”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit francez.

Më tej, në këtë urim thuhet se zgjedhja e presidentit Thaçi në këtë post është pjesë e angazhimit të tij për shtetin e Kosovës, për t’iu bashkuar vendosmërisht vlerave evropiane.

Uji Dea

“Rruga që Kosova ka kaluar gjatë tetë viteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Angazhimi i pakursyer i Kosovës në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit, që kërcënojnë aktualisht vlerat tona dhe sigurinë tonë, konfirmon gjith ashtu rolin dhe legjitimitetin e saj në skenën ndërkombëtare”.

Presidenti francez, François Hollande, shkruan se miqësia dhe mirëbesimi që lidhin Francën dhe Kosovën, që nga pavarësia e saj, na mundësojnë të vazhdojmë forcimin e marrëdhënieve tona bilaterale gjatë tërë mandatit tuaj.

“Në pritje për t’ju takuar në detyrën e re, më lejoni t’ju shpreh dëshirat më të mira për sukses”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit francez, François Hollande.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.