Franco Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Lituanisë – një emër i ri dhe një rikthim
Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar tashmë listën për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës në muajin nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dardanët do t’i luajnë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku fillimisht do të përballet me Rumaninë në udhëtim me 15 nentor, pastaj ndaj Lituanisë në Prishtinë më 18 tetor.
Për këto dy ndeshje shumë të vlefshme, përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur t’i ftojë 24 futbollistë, ndërsa 10 lojtarë tjerë janë në listën rezervë.
Në këtë listë emri i vetëm i ri është ai i sulmuesit të Dinamo Cityt, Baton Zabërgja, teksa është rikthyer Bersant Celina dhe mungon ‘prurja’ e re Vesel Demaku.
Në listën e të ftuarve bien në sy emrat e ‘senatorëve’ si Amir Rrahmani, Valon Beriusha, Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.
Përveç lojtarëve të ftuar, Foda ka shpallur edhe një listë rezervë me 10 lojtarë.
Ilir Avdyli, Mustafë Abdullahu, Lirim Kastrati, Mirlind Kryeziu, Leard Sadriu, Art Smakaj, Altin Zeqiri, Drilon Hazrollaj, Astrit Selmani dhe Muhamet Hyseni gjenden në këtë listë./Telegrafi/