Formohet Këshilli për shpalljen e Zhegrës Komunë

Gjilan – Ky këshill u formua në përbërje të 80 anëtarëve, me përfaqësim të partive politike , OJQ-ve, shoqatave, veteranëve të luftës , pensionistëve dhe grupeve të interesit. Këshilli formoi edhe Kryesinë e Këshillit për Shpalljen e Zhegrës Komunë . Kundërkandidatët me konsensus u pajtuan që kryetare e këtij këshilli të jetë zonja Shukrie Ramadani, ndërkaq nënkryetari i parë u zgjedh Ruhan Kurteshi , nënkryetar i dytë Fatmir Emini.
Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH) e themeluar në prill të vitit 2005, në vazhdimësi ka punuar në sensibilizimin e opinionit qytetar për formimin e Zhegrës Komunë. Ajo në vazhdimësi ka mbajtur takime me institucione përkatëse të të gjithave niveleve që do t`i kontribuonin themelimit të Komunës së Zhegrës.
Edhe përkundër premtimeve të vazhdueshme nga këto institucione se në një të ardhme të afërt Zhegra do të gëzoj statusin e Komunës , kjo edhe sot e kësaj dite nuk është realizuar. Qytetarët e Zhegrës me rrethinë dhe IQZH kanë ardhë në përfundim se janë shtjerrë të gjitha mundësitë e presionit qytetar në këto institucione për themelimin e Zhegrës Komunë është arsyetuar Ruhan Kurteshi koordinator
Prandaj u mor vendimi që me datën 17 shkurt 2013 ora 17 , datë që korrespondon edhe me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës , të formohet Këshilli për shpalljen e Zhegrës Komunë.
Në këtë takim prezantuan 109 delegatë të Zhegrës dhe fshatrave për rreth. U diskutuan dy pika të rendit të punës, Raporti i punës së deritanishme të IQZH –së dhe Formimi i Këshillit për Shpalljen e Zhegrës Komunë.
Fillimisht u debatua për domosdoshmërinë e themelimit të Komunës së Zhegrës , resurset ekonomike , vetëqëndrueshmërinë, kapacitetet njerëzore, arsyeshmërinë etj, dhe u konkludua se duhet themeluar Këshilli për Shpalljen e Zhegrës Komunë.
Ky këshill u formua në përbërje të 80 anëtarëve, me përfaqësim të partive politike , OJQ-ve, shoqatave, veteranëve të luftës , pensionistëve dhe grupeve të interesit.
Këshilli formoi edhe Kryesinë e Këshillit për Shpalljen e Zhegrës Komunë , ku u propozuan dy kundër kandidat, zonja Shukrie Ramadani dhe Ruhan Kurteshi – koordinator i IQZH –së.
Kundërkandidatët me konsensus u pajtuan që Kryetare e këtij këshilli të jetë zonja Shukrie Ramadani, ndërkaq nënkryetari i parë u zgjedh Ruhan Kurteshi , nënkryetar i dytë Fatmir Emini.
Këshilli për sekretar zgjodhi zonjushën Jehona Hyseni , ndërkaq arkëtar u zgjodh Betim Latifi. Zgjedhja u bë me aklamacion.
Kryetarja e re u zotua se do të punoj intensivisht në realizimin e këtij objektivi – Zhegra Komunë. Do të koordinohen veprimet me të gjithë akterët relevant në Zhegër dhe në nivel Kosove.
Këshilli dëshiron të besoj se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) shumë shpejt do të jep një përgjigje pozitive për këtë kërkesë te kamotshme të qytetarëve te Zhegrës me rrethinë. Në të kundërtën, do të radikalizoj veprimet dhe në mënyrë të njëanshme do të shpallë Zhegrën Komunë./rajonipress/