ARKATANA

Fondacioni i partisë së Merkelit kritikon ashpër qeverisjen e PDK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në përgjithësi PDK-ja ka prodhuar shumë tituj negativë në opinion, nënvizon fondacioni politik “Konrad Adenauer”.

Ky fondacion kritikon kryeministrin Hashim Thaçi, i cili për të ndërprerë trendin negativ të partisë së tij në mënyrë “jashtëzakonisht populliste”, ka paralajmëruar rritjen e rrogave në sektorin publik, ndonëse, sipas analizës, nuk është e qartë se si Thaçi do të financojë premtimin e tij.

FIDANISHTJA

Në një analizë mbi procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë fondacioni politik “Konrad Adenauer” i Partisë Kristiandemokrate të Gjermanisë (CDU), e cila drejtohet nga kancelarja Angela Merkel, konstaton se nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) vendi nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë.

Si shembuj përmendet dështimi për të reformuar ligjin zgjedhor, i cili do të garantonte zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare. Fondacioni gjerman parashikon se për të përfunduar reformën zgjedhore nuk mjafton më koha, pasi që partitë janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në qershor./koha ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.