Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe Besim Rexhepaj, 10 mijë euro për Omer Mehmetin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët e komunës së Kamenicës si edhe të komunave të tjera po solidarizohen dhe po ndihmojnë vogëlushin Omer Mehmeti për të cilin po mblidhen fonde për shërim.

Vullnetarët e organizuar për të mbledhur fonde për shërimin e Omerit trevjeçar kanë bërë të ditur se për pak ditë janë grumbulluar rreth 16 mijë euro. Ndërkohë sot në ndihmë Omerit i kanë dalë edhe bashkatdhetari kamenicas Besim Rexhepaj i cili jeton dhe vepron në Gjermani dhe është i njohur për veprime të tilla humanitare i cili e ka ndihmuar me 5000 euro Omerin, raporton rajonipress.

Lajmin e ka konfirmuare për rajonipress Fatmir Matoshi nënkryetar i Komunës së Kamenicës.

Uji Dea

Sipas tij po sot, janë deklaruar edhe 5000 euro të tjera ndihmë nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” i cili në vazhdimësi ka ndihmuar raste të tilla në tërë Kosovën.

Sipas familjarëve të Omer Mehmetit një ndihmë institucionale është premtuar edhe nga komuna e Kamenicës por ende nuk është marrë vendimi zyrtar për lartësinë e mbështetjes që do ti jap komuna. Familjarët u janë mirënjohës të gjithë kontribuuesve për shërimin e Omerit. Omer Mehmeti është i shtrirë në QKUK dhe po vuan nga sëmundja e tumorit në tru dhe për shërim në Gjermani i nevojiten 200 mijë euro.

Kontribuuesit mund të ndihmojnë atë duke deponuar mjete në llogarinë bankare 1507011001377046 në Raiffeisen Bank në emër të Bajram Memeti./rajonipress/