Flora Kqiku prezantohet suksesshëm në konferencën për krimet mjedisore mbajtur në Bratislavë të Sllovakisë

Gjilan – Si një përfaqësuese nga Kosova, ndihem jashtëzakonisht krenare që isha pjesë e kësaj iniciative të rëndësishme evropiane. Është një privilegj i madh që Kosova të përfaqësohet në ngjarje të këtij niveli, ku kontribuohet drejtpërdrejt në fuqizimin dhe implementimin e legjislacionit mjedisor në Evropë dhe përtej. Faleminderit të gjithëve që e bënë këtë ngjarje kaq konstruktive dhe domethënëse ka shkruar Flora Kqiku.
Postimi i plotë: Ndihem jashtëzakonisht krenare dhe lumtur që isha pjesë e Konferencës “T’a vëmë në funksion Direktivën e re Evropiane për Krimet Mjedisore” të katër organizatave /rrjeteve të rëndësishme evropiane, mbajtur më 21-22 maj 2025 në Bratislavë, Sllovaki.
Konferenca, e organizuar nga katër organizatat kyçe për çështje mjedisore në Evropë: IMPEL – Rrjeti i Bashkimit Evropian për fuqizimin dhe Implementimin e Legjislacionit Mjedisor; ENPE – Rrjeti Evropian i Prokurorëve për Mjedisin; EUFJE – Forumi i Bashkimit Evropian për Gjyqtarët e Mjedisit; EnviCrimeNet – Rrjeti i Policisë për luftim të Krimit Mjedisor; bëri bashkë autoritete nga shtetet anëtare – përfaqësues të ministrive dhe autoriteteve mjedisore, prokurorë, gjyqtarë, polic si dhe përfaqësues të organizatave të rëndësishme nga tërë Europa dhe më gjerë – me qëllim për një zbatim sa më efikas të Direktivës së re Evropiane për Krime Mjedisore përmes të shkëmbimit të përvojave, fuqizimit të bashkëpunimit dhe koordinimit, si dhe ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta.
Gjatë këtyre dy ditëve intensive, patëm privilegjin të dëgjonim zëra të rëndësishëm nga institucione kyçe evropiane dhe ndërkombëtare, si: Komisioni Evropian; INTERPOL; Europol; Eurojust; UNODC, CEPOL, dhe shumë të tjerë, të cilët ndanë dhe shkëmbyen përvojat e mundësitë, si dhe ri konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional vendor, ndërshtetërorë, Evropian dhe ndërkombëtar për të evidentuar format efektive të veprimit dhe për të fuqizuar përpjekjet dhe veprimet në luftën kundër krimit mjedisor.
Në cilësinë e zëvendës-kryetares së IMPEL, pata nderin dhe privilegjin të kontribuoj në disa role si kryesuese seance, prezantuese; dhe anëtare e ekipit organizues të Konferencës
Secili na këto role, për mua paraqet një përvojë të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme drejt avancimit ndërkombëtare në çështjet mjedisore si në aspekt shtetëror ashtu edhe atë personal.
Si një përfaqësuese nga Kosova, ndihem jashtëzakonisht krenare që isha pjesë e kësaj iniciative të rëndësishme evropiane. Është një privilegj i madh që Kosova të përfaqësohet në ngjarje të këtij niveli, ku kontribuohet drejtpërdrejt në fuqizimin dhe implementimin e legjislacionit mjedisor në Evropë dhe përtej. Faleminderit të gjithëve që e bënë këtë ngjarje kaq konstruktive dhe domethënëse.
Me shumë kurajo, dhe më të bashkuar se kurrë do të vazhdojmë me këtë energji dhe punë të mira!/rajonipress/